Gazetari Dukagjin Gorani ka komentuar fjalimin e sotnëm të kryeministrit Albin Kurti kundër Sistemit Gjyqësor dhe opozitës në tubimin e VV’së, ku u prezantuan kandidatët për deputetë të kësaj partie.
Kurti në fjalimin goditi opozitën duke thënë se çdo iniciativë të tyre, opozita e ka dërguar në Kushtetuese, e këtë thotë se e kanë bërë për t’i sabotuar.
“E keni parë, keni dëgjuar qysh secilën iniciativë tonë e çoni në Kushtetuese për të na sabotuar edhe përmes Prokurorisë Speciale për të na urtësuar e shantazhuar, mirëpo e kanë gabim, dhe besoj që e kanë parë që e kanë gabim sepse ne jemi edhe të pakorruptueshem dhe të pashantazhueshëm, në çdo kohë edhe në cdo situatë”.
Lidhur me këtë, Gorani thotë se opozita duhej t’i përgjigjej në mënyrën e njëjtë.
Ai madje përmendi disa opsione.
“Cila do të ishte përgjigja adekuate e opozitës karshi qetij fjalimi. Qysh ish desht opozita me u përgjigj.
Kisha pas qef me problematizu cfarë lloje të përgjigjeve ka. Imagjino situatën kur opozita, kushtimisht thënë e bashkuar, iu kish përgjigj në mënyrë të njëjtë: Më 9 shkurt kemi me ia shti flakën kësaj qeverie armiqësore. Me 9 shkurt kemi me i jep fund një shtypje, një përndjekje, një korrupsioni masiv me cdo kusht. Nuk kemi program tjetër pos mbështetjen përfundimtare të kësaj kaste që është ka na sundon qe 4 vjet. Qekjo ish desht të jetë përgjigja ekuivalente e fjalimit të sotëm”.
Sipas tij, përgjigja e opozitës në një formë të tillë do të krijonte një popull konkretisht të armiqësuar dhe të gatshëm për konfrontim.
“Imagjinone nëse përnime sonte, opozita e kish marrë një kësi qëndrimi, cka ana kish prit neve, jo veq me 9 shkurt, po edhe shumë mas 9 shkurtit. Një popull konkretisht i armiqësum, dhe i gatshëm për me u konfrontu”, shtoi Gorani.