Kryetari i komunës së Lipjanit, njëkohësisht edhe kandidati për deptutet në radhet e LDK-së, Imri Ahmeti, në një raport të publikuar për muajin dhjetor 2024 ka dëshmuar përkushtimin e tij për qytetarët e këtij vendi.
Ahmeti, ka përmbushur përplot 76% të zotimeve të bëra gjatë fushtës zgjedhore të vitit 2021.
Në një raport të publikuar evidenton përparimin në adresimin e 26 problematikave në tetë fusha të rëndësishme për komunën.
Gjithashtu, nga grandi i përformancës, Ahmeti i ka sjellur Lipjanit mbi 1 milion euro shtesë.