Të premten, më 9 maj, janë dëgjuar të shtëna armësh në lagjen “Rruga B”, saktësisht në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë.
Burimet e IndeksOnline kanë mësuar se i dyshuari Shkelqim Kastrati ka shtënë me armë zjarri ndaj Faton Shalës.
Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është arrestuar Shkelqim Kastrati.
Gjatë arrestimit, policia ka konfiskuar edhe një motoçikletë që gjendej në vendin e ngjarjes.
Ndërsa për këtë raste është deklaruar edhe policia e Kosovës ku pati njoftuar se nuk ka pasur persona të lënduar.
“Rreth orës 15:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugë ‘Astrit Rrushi’ në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar,” pati deklaruar për IndeksOnline zëdhëndësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.