Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

​Inflacioni në Kosovë dyfish më i lartë, Shqipëria afër 3 për qind

21/02/2026 - 13:42
në Ekonomi, Lajme
A A
​Inflacioni në Kosovë dyfish më i lartë, Shqipëria afër 3 për qind
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se Shqipëria po mban inflacionin nën 3 për qind, ndërsa për Kosovën është dyfish më i lartë, ku sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, inflacioni arrin në 5.8 për qind.

Derisa flet nëse ka rreziqe nga luhatjet e tregjeve ndërkombëtare, ai thotë se Shqipëria është afër objektivit të arritjes së inflacionit prej 3 për qind.

Sejko në një intervistë për KosovaPress, thekson se marrëdhëniet në mes Bankës së Shqipërisë dhe Banka Qendrore e Kosovës mbeten të shkëlqyera, me projekte të përbashkëta për stabilitet financiar, modernizimin e sistemeve të pagesave dhe mbikëqyrjen bankare.

“Në Shqipëri neve kemi një normë inflacioni nën 3 për qind, pra ne jemi afër objektivit tonë dhe po shkojmë drejt objektivit të arritjes së inflacionit prej 3 për qind. Për Kosovën do t’iu thotë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, nuk kam informacion konkret”, tha ai.

Sejko nënvizon se marrëdhëniet financiare në mes Shqipërisë dhe Kosovës janë shumë të mira dhe të bazuara mbi projekte konkrete.

“Shqipëria dhe Kosova kanë një bashkëpunim shumë të mirë. Ka një sërë marrëveshje ndërqeveritare, të cilat i përkasin qeverive të dy vendeve, të Shqipërisë dhe Kosovës. Konkretisht, si guvernator i Bankës Qendrore unë mund të flas kryesisht për marrëdhëniet që ne kemi me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. Marrëdhënie të shkëlqyera, që në kohë kanë funksionuar shumë mirë dhe vazhdojnë të funksionojnë. Kjo ekspozitë është një shembull i marrëdhënieve shumë të mira dhe koordinimit perfekt që ka Banka e Shqipërisë dhe Banka e Republikës, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Ne kemi shumë projekte të përbashkëta, po punojmë së bashku në drejtim të stabilitetit financiar, të mbikëqyrjes bankare, të zhvillimit të sistemeve të pagesave dhe shumë projekte të tjera, të cilat janë në funksion të ekonomisë, por dhe të qytetarëve të këtyre vendeve tona. Sot patëm kënaqësinë që celebruam hapjen e ekspozitës për 100 vjetorin e historisë monetare të Bankës së Shqipërisë, por në radhë të parë të historisë monetare të gjithë trevave shqiptare dhe unë ju garantoj që ne do të vazhdojmë një bashkëpunim të shkëlqyer midis dy bankave qendrore për të mirën e ekonomive tona, për të mirën e qytetarëve dhe të vendeve tona”, thotë Sejko.

Sejko thekson rëndësinë e modernizimit të sistemeve të pagesave, duke përmendur anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA, dhe bashkëpunimin me Bankën Qendrore të Kosovës që ajo të bëhet pjesë e sistemit.

Derisa shprehet se projektet për dixhitalizimin dhe modernizimin e sistemeve të pagesave do të bëjnë që pagesat të jenë më të shpejta dhe me kosto më të ulëta.

“Sigurisht që lehtësimi i transaksioneve do të bëhet nëpërmjet modernizimit të sistemeve të pagesave, që ne po punojmë shumë. Ne në Shqipëri jemi bërë anëtarë të SEPA-s, që është sistemi unik i pagesave në euro, së fundmi, dhe Banka Qendrore e Kosovës po punon, ne po bashkëpunojmë që së shpejti të jetë anëtare e SEPA-s. Projektet për dixhitalizimin dhe për modernizimin e sistemeve të pagesave do të bëjnë që pagesat të jenë më të shpejta dhe me kosto më të ulëta, me komisione më të ulëta. Në këtë aspekt ne jemi duke punuar shumë dhe Banka Qendrore e Kosovës ka bërë një progres mjaft të madh në këtë aspekt dhe kjo do të bëjë shkurtimin e kohës dhe uljen e komisioneve…4:00 Kostot bankare do të vijnë duke u ulur nëpërmjet projekteve që ne po ndjekim për modernizimin e sistemeve të pagesave dhe dixhitalizimit, që janë në proces”, thekson Sejko.

Ai konfirmon gjithashtu se ka marrëveshje të reja në fushën e pagesave dhe mbikëqyrjes bankare, të cilat janë duke u implementuar në kuadër të memorandumeve të bashkëpunimit midis dy bankave qendrore.

“Ne kemi disa marrëveshje në fushën e pagesave, në fushën e mbikëqyrjes bankare, të cilat janë duke u implementuar. Ne kemi ecur dhe vepruar në bazën e marrëveshjes, marrëveshjeve të bashkëpunimit, që i themi në anglisht Memorandum of Understanding, midis bankave tona, dhe puna vazhdon”, shprehet ai.

Ai po ashtu thekson se interesi i investitorëve kosovarë në Shqipëri dhe i atyre shqiptarë në Kosovë, vazhdon të jetë i lartë, duke u shprehur se “investitorët janë të mirëpritur si në atdheun e tyre, qoftë në Shqipëri apo Kosovë.

“Gjithmonë ka pasur interes, vazhdon të ketë interes, investitorët kosovarë, sikurse dhe nga investitorët shqiptarë në Republikën e Kosovës. Patjetër, ky interes është i vazhdueshëm, marrëdhëniet tregtare janë në vazhdimësi, por dhe investitorët pa përmendur emrat e investitorëve, të cilët dihen, tregu i di, janë të mirëpritur pasi si investitorët kosovarë në Shqipëri, ashtu edhe investitorët shqiptarë në Kosovë, janë si në atdheun e tyre”, shton Sejko.

JU REKOMANDOJMË

Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam zhvillimet e fundit politike dhe për sigurinë

Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam zhvillimet e fundit politike dhe për sigurinë
21/02/2026 - 14:42

Presidentja Vjosa Osmani njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb. Osmani tha se me të foli për zhvillimet politike dhe për sigurinë...

Më shumëDetails

Konflikti Iran-SHBA, DW: Europianët po reduktojnë personelin ushtarak në rajon

Konflikti Iran-SHBA, DW: Europianët po reduktojnë personelin ushtarak në rajon
21/02/2026 - 14:34

Prej javësh po spekulohet për një sulm amerikan kundër Iranit. Prandaj tani gjithnjë e më shumë shtete evropiane po reduktojnë personelin e tyre ushtarak në rajon dhe paralajmërojnë...

Më shumëDetails

“Si mysliman nuk ke shpirt shqiptar”, Don Shan Zefi del me reagim pas deklaratës që nxiti reagime

“Si mysliman nuk ke shpirt shqiptar”, Don Shan Zefi del me reagim pas deklaratës që nxiti reagime
21/02/2026 - 14:22

Të mërkurën radioja publike gjermane “Deutschlandfunk” publikoi një reportazh të gjatë mbi tensionet fetare në Kosovë. Në reportazhin rreth 20 minutësh, mediumi publik gjerman trajton se si grupet...

Më shumëDetails

​Rreth 70% e familjeve në Prishtinë të pakënaqura me ngrohjen e shtëpive

​Rreth 70% e familjeve në Prishtinë të pakënaqura me ngrohjen e shtëpive
21/02/2026 - 14:18

Komuna e Prishtinës i është bashkuar përpjekjeve të United Nations Development Programme (UNDP) në Kosovë, me qëllim rritjen e vetëdijes qytetare lidhur me rëndësinë e kursimit të energjisë...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja shëndetësore e burrit që u godit nga i biri me sëpatë

Kjo është gjendja shëndetësore e burrit që u godit nga i biri me sëpatë
21/02/2026 - 14:12

Personi që u godit me sëpatë nga djali i tij i mitur në Gjilan është në gjendje stabile. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar mjekja kujdestare, Dafina Basholli....

Më shumëDetails

“Laureatët e Vitit 2025”, Kurti: Çdo medalje është dëshmi e talentit dhe punës së palodhur të sportistëve tanë

Kurti reagon pas ‘rezultateve’ të para, s’përmend ndonjë fitore: Koha e komisionerëve dhe vëzhguesve
21/02/2026 - 14:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në ceremoninë “Laureatët e Vitit 2025” , organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, për të nderuar arritjet më të larta...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive/Aktakuza për miliona euro fajde ndaj Shefik Rexhepi dhe Bashkim Osmanit: Biznesmeni Naim Berisha ishte zhytur në 943 mijë euro borxh nga kamatat e fajdes te pronari i “Dona Laberion”

    Ekskluzive/Aktakuza për miliona euro fajde ndaj Shefik Rexhepi dhe Bashkim Osmanit: Biznesmeni Naim Berisha ishte zhytur në 943 mijë euro borxh nga kamatat e fajdes te pronari i “Dona Laberion”

    590 Shpërndaje
    Shpërndaje 236 Tweet 148
  • Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

    654 Shpërndaje
    Shpërndaje 262 Tweet 164
  • Ua shisnin veturat me çmime të larta dhe i riblenin menjëherë shumë lirë – si dyshohet se funksiononte skema e fajdes nga Fadil, Egzon dhe Besnik Salihu, sipas aktakuzës

    319 Shpërndaje
    Shpërndaje 128 Tweet 80
  • Aktakuza për fajde: Nga “Ferrari” te prona rreth 2 milionëshe – ja për cilat raste iu është ngritur aktakuzë Ilir, Sheqir dhe Fitim Vershevcit (Dokument)

    265 Shpërndaje
    Shpërndaje 106 Tweet 66
  • Rasti “Fajdeja”/Ngrihet aktakuzë ndaj Gëzim Sinani e Salih Sinani, pranojnë fajësinë për rreth 3 milionë euro fajde – Vetëm biznesmeni Abdurrahim Hasani paguajti mbi 1 milion euro fajde

    900 Shpërndaje
    Shpërndaje 360 Tweet 225

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë