Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Iniesta flet për mundësinë e rikthimit te Barcelona

10/10/2022 - 20:38
në Sport
A A
Iniesta flet për mundësinë e rikthimit te Barcelona
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Barcelona ka një zakon për të emëruar ish-lojtarët si trajnerë, ndoshta për shkak se shpeshherë emërimet kanë rezultuar të suksesshme.

Një rast i tillë është së fundmi me Xavi Hernandez, i cili u rikthye për të marrë drejtimin e skuadrës, teksa momentalisht është në krye të tabelës në La Liga.

Ish-partneri i Xavit në mesfushë, Andres Iniesta, tani ka hapur derën për një rrugë të ngjashme. 

Ish-reprezentuesi i Spanjës tani është 38 vjeç, por ende po luan për Vissel Kobe në Japoni, të cilëve iu bashkua pas largimit nga Barcelona në vitin 2018.

Duke folur për “La Gazzetta dello Sport” në një intervistë të fundit, Iniesta pranoi se do të donte të kthehej në “Camp Nou”.

“Do të vazhdoj edhe një vit këtu (në Japoni) dhe më pas do të shohim. Do të doja të kthehesha te Barça, është shtëpia ime, por ende nuk e di se në çfarë cilësie; trajner, drejtor sportiv apo diçka e tillë. Në çdo rast, gjëja e parë që duhet të bëj është të stërvitem dhe për momentin e shoh veten ende si lojtar”, tha ish-mesfushori i Barcelonës.

Spanjolli tha se do të ndërmerrte hapa për të përgatitur veten për cilindo rol që ai do të ndjek.

“Është bukur të mendosh se dikush që ka qenë dhe i ka dhënë kaq shumë një klubi mund të vazhdojë ta bëjë këtë, edhe nëse ndalon së luajturi, por duhet të ekzistojnë kushtet e duhura për të. Nuk mund të thuash: ‘Nuk do të bëj asgjë, por më lër të kthehem’”, shtoi 38-vjeçari.

Derisa bëhet fjalë për pozitat e ofruara nga Barcelona për ish-futbollistët, e vërteta është se periudhat e tyre më të mira të suksesit kanë ardhur nën drejtimin e Johan Cruyff dhe Pep Guardiolas.

JU REKOMANDOJMË

Barcelona e bindur nga Rashford, sulmuesi anglez do të mbetet në Kataluni
Sport

Barcelona e bindur nga Rashford, sulmuesi anglez do të mbetet në Kataluni

13/01/2026 - 20:14
Anulohet ndeshja e Bundesligës, kjo është arsyeja
Sport

Anulohet ndeshja e Bundesligës, kjo është arsyeja

13/01/2026 - 19:55
Shkarkimi i Xabi Alonsos, Khabibi me një reagim të ashpër në drejtim të lojtarëve të Real Madridit
Sport

Shkarkimi i Xabi Alonsos, Khabibi me një reagim të ashpër në drejtim të lojtarëve të Real Madridit

13/01/2026 - 18:46
Klopp i zemëruar nga performanca “kaotike” dhe konferenca për media
Sport

Klopp iu përgjigjet spekulimeve që e shohin si trajner të Realit, flet edhe për Alonson e Ancelottin

13/01/2026 - 13:16
Ronaldo e “akuzon” Al-Hilalin pas humbjes, e bën gishtin e “vjedhjes” para kamerave
Sport

Ronaldo e “akuzon” Al-Hilalin pas humbjes, e bën gishtin e “vjedhjes” para kamerave

13/01/2026 - 13:15
Nis epoka Arbeloa te Real Madridi
Sport

Nis epoka Arbeloa te Real Madridi

13/01/2026 - 13:13

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

    Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Nuk e dinit! Kaq vjet diferencë në moshë ka Blero me Eronitën

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Momenti kur ndodh puthja e parë mes Dolces dhe Limit (VIDEO)

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Skandali i licencës së uzurpuar: Inspektoriati mbylli Njësinë e Sterilizimit dhe gjobiti United Hospital të Fatos Kojqiqit (Video)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Befason deputeti i LDK-së: LDK beson që duhet bërë koalicion e të formohen institucionet

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë