Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Inspektorati mbylli klinikën “Empatia” në Mitrovicë të ish deputetit të VV-së, objekti i ndërtuar nga “Ari Company” nuk plotësonte kushtet sanitare (Dokument)

03/06/2025 - 18:05
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Foto: Bedri Halilaj (pronar i “Ari Company”, Fitim Uka, Arian Musliu e Rrezarta Zhinipotoku Behluli (pronarë të “Klinika Empatia 02 Mitrovicë” Sh.P.K.)

Foto: Bedri Halilaj (pronar i “Ari Company”, Fitim Uka, Arian Musliu e Rrezarta Zhinipotoku Behluli (pronarë të “Klinika Empatia 02 Mitrovicë” Sh.P.K.)

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Mitrovicë ishte hapur klinika “Empatia 02”, e cila ofronte shërbime të psiokologjisë, psikiatrisë, logopedisë dhe shërbime tjera shëndetësore. Mirëpo, pak kohë pas hapjes në Mitrovicë, kjo klinikë është mbyllur nga Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë.

Përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, Veriu.info ka siguruar vendimin e Inspektoratit Sanitar për refuzim të pëlqimit sanitar, përmes të cilit urdhërohet mbyllja e veprimtarisë afariste në objektin që ishte vendosur “Klinika Empatia 02 Mitrovicë” Sh.P.K.

Inspektorati Sanitar ka kontatuar se objekti dhe hapësirat në të cilat ushtrohet veprimtaria afariste nuk i plotëson kushtet për dhënien e pëlqimit sanitar, sepse: “Objekti në të cilin ushtrohet veprimtaria afariste është në katin përdhesë të ndërtesës për banim kolektivë, hapësirat e brendshme në shfrytëzim nga subjekti afarist nuk janë të përshtatshme për zhvillim biznesor”.

Inspektorati Sanitar kontaton se objekti ku ishte e vendosur klinika “Empatia” në rrugën “Nexhip Dragaj” në Mitrovicë nuk i plotëson kushtet sanitare në përputhje me projektin e miratuar dhe destinimin për të cilin ato janë ngritur. Nuk dihet nëse organet përgjegjëse komunale kanë bërë pranimin teknik të këtij objekti.

Veriu.info mëson se fjala është për një objekt banesor të ndërtuar nga “Ari Company” me pronar Bedri Halilaj, fakt që shihet edhe në fotografinë e mbylljes së saj, ku logo e kompanisë është e vendosur në derë.

Tutje në arsyetimin e vendimit të Inspektoratit Sanitar thuhet se korridoret e subjektit afarist janë të ngushta dhe kjo pengon frekuentimin normal të pacientëve/palëve dhe personit. Gjithashtu konstatohet se në atë objekt nuk ka ventilim natyral dhe artificial.

Inspektorati Sanitar ka gjetur edhe tjera parregullësi në objektin e “Ari Company” në të cilin ishte vendosur klinika “Empatia”, duke konstatuar se dyert e dhomave të punës për psikolog, logoped, ergoterapeuti, etj, nuk hapen dhe mbyllen në mënyrë të duhur.

Po ashtu në dhomat/hapësirat e këtij objekti ku ishte vendosur subjekti afarist nuk ka të instaluar lavaman, sikurse që janë hasur edhe 3 dhoma/hapësira pune që nuk kanë dritare, mungesa e të cilave pamundëson ventilimin natyral dhe artificial.

Veriu.info mëson se themelues dhe pronarë të klinikës “Empatia” janë Fitim Uka, ish deputet i Vetëvendosjes, Arian Musliu, asistent në Fakultetin e Edukimit në në Universitetin e Prishtinës dhe Rrezarta Zhinipotoku Behluli, e njohur në publike si eksperte e arsimit dhe punëtorë e GIZ-it.

Foto: Bedri Halilaj (pronar i “Ari Company”, Fitim Uka, Arian Musliu e Rrezarta Zhinipotoku Behluli (pronarë të “Klinika Empatia 02 Mitrovicë” Sh.P.K.)
Foto: Bedri Halilaj (pronar i “Ari Company”, Fitim Uka, Arian Musliu e Rrezarta Zhinipotoku Behluli (pronarë të “Klinika Empatia 02 Mitrovicë” Sh.P.K.)

JU REKOMANDOJMË

AAK nuk mori pjesë në seancë, Besnik Tahiri tregon arsyet

AAK nuk mori pjesë në seancë, Besnik Tahiri tregon arsyet
05/03/2026 - 21:56

Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka treguar pse nuk morën pjesë në seancën për amendamentet kushtetuese. Ai tha se AAK gjithmonë ka besuar në një...

Më shumëDetails

Ganimete Musliu i drejtohet Albin Kurtit: Prej kujt po tutni që po mbani seanca natën

Musliu: Krahasimi që Vetëvendosje i bën PDK-së me Listën Serbe është i ulët, i rrezikshem, i pavërtetë
05/03/2026 - 21:44

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila jo rrallëherë hyn në diskutime me kryeministrin Albin Kurti, i kërkoi atij një përgjigje konkrete nëse “po tuten prej dikujna që...

Më shumëDetails

Ndërpritet seanca, nuk ka kuorum për amandamentet e Presidentit

Ndërpritet seanca, nuk ka kuorum për amandamentet e Presidentit
05/03/2026 - 21:36

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani “Në seancë të pranishëm 93 deputetë përfshirë 9 nga komunitetet’, tha Haxhiu. Për...

Më shumëDetails

Bajrami – VV-së: Me sjelljen e këtyre amendamenteve po e dërgoni vendin në zgjedhje

Bajrami: Punësimi po lulëzon, por në Gjermani
05/03/2026 - 21:32

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se kjo seancë është thirr për të bërë shpërqendrim të vëmendje. Sipas saj, kjo seancë është thirrur nga ata që para...

Më shumëDetails

Abdixhiku: LDK mbështet amandamentet, presidenti duhet të zgjidhet nga populli

Abdixhiku: Kurti bëri atë që kishim paralajmëruar, pranoi atë që quajti Zajednicë
05/03/2026 - 21:11

Ka nisur me vonesë seanca e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e propozim-amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Seanca ka filluar rreth...

Më shumëDetails

Hamza kritikon ashpër: Qysh ndërrim i Kushtetutës me seancë që thirret në 7:45 dhe deputetët ju vinë në 8:30!

Hamza kritikon ashpër: Qysh ndërrim i Kushtetutës me seancë që thirret në 7:45 dhe deputetët ju vinë në 8:30!
05/03/2026 - 21:04

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e quajti "të papërgjegjshme" mënyrën se si Vetëvendosja dëshiron ndryshimin e Kushtetutës brenda natës për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kurti s’e komenton deklaratën e djeshme të Osmanit për dinarin: Duhet të presim ta përfundojnë takimet në Bruksel

    Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kush votoi pro e kush kundër ndryshimeve kushtetuse

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • A do të ketë listë “Shpresa” nga Vjosa Osmani? Sqaron këshilltarja Meliza Haradinaj

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • KosovaMed vazhdon misionin humanitar me donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë