Inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, konform kompetencave ligjore kanë bërë mbyllje të përkohshme të 26 subjekteve ekonomike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, “për shkak të mos regjistrimit të bizneseve, si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike”, thuhet në njoftimin e MINT-it.
Inspektorati konfirmon se ndaj operatorëve ekonomikë, që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, “inspektorët e tregut kanë shqiptuar 27 masa ndëshkuese”.
Gjatë këtij aksioni janë inspektuar gjithsej 69 subjekte ekonomike, “ku fokusi kryesor ka qenë mbikëqyrja më e gjerë e subjekteve ekonomike, që ushtrojnë veprimtaritë e tyre, e që lidhen me fushën e hotelerisë dhe turizmit, respektivisht objekt i inspektimeve të përbashkëta kanë qenë kryesisht subjektet ekonomike, që ushtrojnë veprimtari të vilave dhe moteleve”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:













