Lexues të Veriu.info po vazhdojnë të raportojnë rastet e mashtrimeve me çmime nëpër markete të ndryshme anembanë Kosovës.
Një qytetar ka raportuar një mashtrim me çmime që i ka ndodhur në matketin e INTEREX në Fushë Kosovë.
Në dëshmitë e dërguara në redaksinë e Veriu.info, shihet se kremi për ëmbëlsira “Hopla” në raft shkruan se është në zbritje nga 2.99 euro në 1.59 euro.
Por lexuesi i Veriu.info me faturë ka dëshmuar se për këtë produkt ka paguan 3.05 euro për copë.