Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Intervistë/Hoxhë Ekrem Avdiu: “Lëvizja e Deçanit” është tendencioze, angazhim e kanë sulmin ndaj Islamit

21/09/2024 - 11:58
në Kryesore, Lajme
A A
Intervistë/Hoxhë Ekrem Avdiu: “Lëvizja e Deçanit” është tendencioze, angazhim e kanë sulmin ndaj Islamit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Lëvizja e Deçanit” ka filluar të shndërrohet në një dukuri shqetësuese. Mbase do të vijë momenti që të kërkojmë edhe ndihmen e shtetit për t’i ndalë instrigat, shpifjet, përçarjet dhe gjitha ato gjëra të cilat eventualisht mund ta rrezikojnë paqen dhe harmoninë shoqërore në vendin tonë. Kështu ka deklaruar Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Mitrovicë, hoxhë Ekrem Avdiu në një intervistë për Veriu TV dhe Veriu.info.

Hoxha që në zyren e tij mbanë flamujt e Kosovës e Shqipërisë, si dhe flamurin me stemën e UÇK-së, thotë se “Lëvizja e Deçanit” është shumë tendencioze, ku bazuar në deklarata akterët e saj nuk e kanë dert ruajtjen e identitetit, sa e kanë dert edhe angazhim sulmin ndaj Islamit.

“Lëvizja e Deçanit sikur ka filluar të shndërrohet në një dukuri, e cila për mua personalisht është shqetësuese për disa arsye. Arsyeja e parë është se promovohet apo trumbetohet te një kthim në rrënjë dhe te ruajtja e identitetit kombëtar, e që njëkohësisht dhe paralelisht sulmohet Islami. Këtu e vërejmë se kjo Lëvizje është shumë tendencioze, ku bazuar në deklarata akterët e saj nuk e kanë dert ruajtjen e identitetit, sa e kanë dert edhe angazhim sulmin ndaj Islamit. Kjo padyshim që rrënon ose e rrezikon harmoninë ndër-fetare që ne shqiptarët e kemi pas ndër shekuj, ku me të jemi mburr dhe konsideroj se vërtetë për neve ka përbërë një vlerë dhe derisa është vlerë ne duhet ta ruajmë me fanatizëm. Çdo gjë që e rrezikon një gjë të tillë, padyshim se do të jetë e dëmshme për neve. Unë nuk insistoj që ndonjëri të përqafoj ose të mbetet në një besim të caktuar për hatër timin ose për hatër të rrethit. Mirëpo, e përqafojmë një besim, e braktis dikush një tjetër ose e përqafon dikush një tjetër, nuk kemi nevojë të armiqësohemi ndërmjet veti”, thotë hoxhë Avdiu për Veriu TV.

Kryetari i KBI në Mitrovicë mendon se përfaqësuesit e feve në Kosovë, si hoxhallarët e priftërinjtë kanë komunikim korrekt ndërmjet vete.

“Ka plotë gjëra në të cilat nuk pajtohemi, janë bindjet fetare që megjithatë i kemi tyë ndryshme, por kjo nuk na pengon që të jemi tolerant dhe të mirëkuptohemi në mes vete. Nuk ka nevojë askush që të na e rrezikoj harmoninë ndër-fetare, e cila ka mbretëruar te ne deri tani. Në përgjithësi edhe institucioni i Bashkësisë Ismale, edhe hoxhallarët, por edhe xhemati i xhamive vërtetë këtë gjë e shohin me shqetësim, për arsye se ne në vazhdimësi përpiqemi që besimin tonë ta aplkikojmë ashtu si na ka hije pa e shqetësu askënd dhe në momentin që ngritet dikush edhe na sulmon ose na godet pikërisht aty ku dhemb më së shumti, atëherë se padyshim se ne ndjehemi të shqetësuar edhe mbase do të vijë momenti që të kërkojmë edhe ndihmen e shtetit për t’i ndalë instrigat, shpifjet, përçarjet dhe gjitha ato gjëra të cilat eventualisht mund ta rrezikojnë paqen dhe harmoninë shoqërore në vendin tonë”, ka thënë hoxhë Ekrem Avdiu për Veriu TV.

JU REKOMANDOJMË

Cakolli: VV-ja dikur na ftonte në lista zgjedhore, sot na sulmon si “mbrojtës të Serbisë”
Lajme

Cakolli: VV-ja dikur na ftonte në lista zgjedhore, sot na sulmon si “mbrojtës të Serbisë”

23/08/2025 - 14:19
Murati i përgjigjet Tahirit: Gjatë kohës time si ministër, pensionet për kategoritë e luftës janë rritur për së paku 20%
Kryesore

Murati i përgjigjet Tahirit: Gjatë kohës time si ministër, pensionet për kategoritë e luftës janë rritur për së paku 20%

23/08/2025 - 14:05
Kryeziu, VV-së: Shoqëria civile nuk e ndjek as rrugën e Beogradit as të Tiranës, por të qytetarëve të Kosovës
Kryesore

Kryeziu, VV-së: Shoqëria civile nuk e ndjek as rrugën e Beogradit as të Tiranës, por të qytetarëve të Kosovës

23/08/2025 - 13:13
Kushtet për Serbinë/ A mund të anëtarësohet Serbia në BE pa njohjen e Kosovës?
Kryesore

Reagime ndërkombëtare për shkak të moscertifikimit të Listës Srpska, BE e veçon Vetëvendosjen si nxitëse

23/08/2025 - 12:44
Abelard Tahiri: Vetëvendosje po propozon vetëm kandidatë me rekord të zi ndaj UÇK-së – e dimë kush është i radhës
Kryesore

Abelard Tahiri: Vetëvendosje po propozon vetëm kandidatë me rekord të zi ndaj UÇK-së – e dimë kush është i radhës

23/08/2025 - 12:28
Zjarrfikësit protestojnë nesër para Qeverisë
Kryesore

97 vatra zjarri u regjistruan dje – situata më e rënduar në Klinë, Vushtrri, Podujevë dhe Mamushë

23/08/2025 - 12:15

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Faleminderit për mos njohjen e Kosovës!”, Trump kërkon arrestimin e tij, por Vuçiq telefonon mikun Maduro

    “Faleminderit për mos njohjen e Kosovës!”, Trump kërkon arrestimin e tij, por Vuçiq telefonon mikun Maduro

    225 Shpërndaje
    Shpërndaje 90 Tweet 56
  • “Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën kurvë” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Eskalon Dejona Mihali, i sulmon të gjithë: Flet për takime të ambasadorëve me gjyqtarë, akuzon KGJK-në, PZAP-në dhe opozitën

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Konflikt për pronë në Vushtrri, përfundon në pranga Gzim Ademi, kërcënoi me armë Naser Hysenin

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Tenderi në Obiliq për mbështetësin e kryetarit, deponohet në hetuesi, dëshmi që ngrisin dyshime për kurdisje

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë