Profesori universitar Milazim Krasniqi ka komentuar paralajmërimin e Prokurorisë Speciale se kryeministrit Albin Kurti mund të sillte me forcë për intervistim.
Ai ka bërë me dije se kryeministrin Kurti me gjasë po e pret një gjë të tillë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se prokuroria duhet të bëj kujdes.
“Refuzimi i Kurtit për t’u paraqitur në Prokurori: Javën tjetër thirrja e fundit, nëse s’i përgjigjet do të kërkohet sjellja me force” (Nacionale, 21 dhjetor 2024) Me gjasë Kurti pikërisht sjelljen në prokurori me forcë po e pret, sepse shpreson se ashtu ngjall emocione tek ata që i ka zhgënjyer, por të cilët nuk duan ta shohin si viktimë. Ndaj duhet të llogariten mirë pasojat e veprimeve të prokurorisë. Thjesht të mos bëjnë filma, sepse në atë rast mund t’i bëjnë dëm opozitës”, ka shkruar ai.