Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Intervistohet “masha e Kurtit”: Çka tha prokuroria e çka Dejona Mihali?

20/09/2024 - 21:52
në Kryesore, Lajme
A A
Intervistohet “masha e Kurtit”: Çka tha prokuroria e çka Dejona Mihali?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

E njohur si “Masha e kryeministrit Albin Kurti”, Dejona Mihali, e cila e mbanë pozitën e koordinatores për komunitete në Lëvizjen Vetëvendosje, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të dhënë dëshmi. Burimet e Gazetës Nacionale bënë të ditur se zyrtarja e lartë e partisë në pushtet u intervistua nga prokuroria për rastin e ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi dhe kryeshefin e ndërmarrjes Ibër Lepenc, Faruk Mujka.

Çka tha Dejona Mihali?

Dejona Mihali e VV-së pas përfundimit të intervistimit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, intervistim që zgjati gati katër orë, tha se është intervistuar për të ndihmuar prokurorin në zbardhjen e të vërtetës.

Mihali nuk pranoi të përgjigjet në pyetjet e tjera që gazetarët ia parashtronin.

“Për të ndihmuar prokurorin në zbardhjen e të vërtetës. Do pysni prokurorin. Gjithë të mirat, mirë u pafshim. Punë të mbarë.” – u shpreh ajo para mediave.

Çka tha Prokuroria Speciale?

Nga ana tjetër edhe Prokuroria Speciale dha detaje në lidhje me intervistimin e Dejona Mihalit.

Përmes një komunikate nga prokuroria thanë se Mihali është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale.

“Pas interesimit për të marr informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim” – thuhet në njoftim, shkruan Nacionale.

Reagime të shumta

Lider i parë opozitar që reagoi për këtë intervistim ishte Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së. Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj shkroi se “mafisë energjetike” po i ngushtohet rrethi.

“Po i ngushtohet rrethi Mafisë Energjetike. Veprimet e fundit të drejtësisë në Kosovë po i japin shpresë popullit për fuqinë e ligjit mbi të gjithë. Mafia Energjetike duhet të përballet me ligjin. Shteti ligjor dhe demokracia nuk dorëzohen para strukturave të dyshimta kriminale. Po i ngushtohet rrethi” – ka shkruar Haradinaj.

Arben Gashi, shef i grupit parlamentar të LDK-së, ishte shumë i shkurtër në komentin e tij.

“Krimi ka emër” – shkroi Gashi.

Ndërsa Genc Prelvukaj, anëtar i Kryesisë së PDK-së, shkroi se pushtetin e pret një vjeshtë e vështirë.

“Njeriu i dytë për nga rëndësia në partinë Vetëvendosje, Dejona Mihali, qenka intervistuar sot nga Prokuroria Speciale për dy raste korruptive. Mësa duket, vjeshtë e vështirë për pushtetin” – ka shkruar Prelvukaj.

Anëtari i Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar intervistimin e Mihalit, duke thënë se “edhe 15 kate me bë Dubravën, nuk ka me i zënë këta hajdutë”.

“Komisarja politike e VV Dejona Mihali, po intervistohet sot në Prokurorinë Speciale, për korrupsion të nivelt të lartë, ku janë në pytje miliona ero. Edhe 15 kate me bë Dubravën nuk ka me zën keta hajtut ordiner, të cilën në mënyr të pamëshirshme po i vjedhin parat e qytetarëve të Kosovës” – ka shkruar Berisha.

Ndërsa analistët e ndryshëm kanë përdorur disa sllogane të kahmotshme të VV-së, duke i akuzuar me to vetë partinë në pushtet. Ilir Mirena, analist, e përdori metaforën me katet e Dubravës, një deklaratë e famshme e kryeministrit Albin Kurti për luftimin e korrupsionit.

“Jo veç Dejona Mihali, po krejt kete pushtet aktual keni me i pa duke u intervistu neper prokurori e gjykata. Krejt per korrupcion, hajni e nepotizem… Edhe me e ba Dubraven 12 kate, k’ta s’ka me i zane…” – ka shkruar ai.

Ndërsa analisti tjetër, Vehbi Kajtazi reagoi shkurtimisht, duke shkruar “krejt dhe drejt Prokurorisë Speciale!”.

Kush është Dejona Mihali?

Gazeta Nacionale ka raportuar vazhdimisht për ndikimin e madh Dejona Mihalit. Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje nuk është thjeshtë një zyrtare e VV-së. Ajo duket se e kontrollon të gjithë partinë në pushtet.

Për një gjë të tillë kishin treguar edhe ish-deputetët e VV-së. Deputeti Haki Abazi kishte thënë se Dejona Mihali ushtron kontroll të madh mbi grupin parlamentar të Vetëvendosjes.

Është thënë se ajo ua shkruan edhe fjalimet deputetëve të VV-së.

Gjithashtu, është raportuar se është e përfshirë në mënyrë direkte në eliminimet politike brenda partisë në pushtet.

Ajo publikisht është paraqitur shumë rrallë, por ka qenë mjaft aktive në Facebook me statuset e saj. Në qëndrimet e saj, ajo ka kritikuara ashpër opozitën, mediat dhe sindikatat e pavarur.

JU REKOMANDOJMË

Deputeti i PE-së: Formojeni qeverinë që t’ju ndihmojmë për anëtarësim në BE dhe KiE
Kryesore

Deputeti i PE-së: Formojeni qeverinë që t’ju ndihmojmë për anëtarësim në BE dhe KiE

23/08/2025 - 18:57
Dodik nuk e pranon aktgjykimin me të cilin u dënua me burgim dhe ndalim të veprimtarisë politike
Lajme

Deputeti gjerman: BE duhet t’ia tregojë vendin Dodikut, rrezikohet rajoni

23/08/2025 - 18:51
Kurti në thirrjen për mërgimtarët fyen udhëheqësit e partive të tjera nëpër komuna
Kryesore

Kurti në thirrjen për mërgimtarët fyen udhëheqësit e partive të tjera nëpër komuna

23/08/2025 - 18:42
Shantazhonte burrat e moshuar në Zvicër, kosovari dënohet me 10 muaj burg me kusht
Lajme

Zvicër: Gjoba për shoferët që lëvizin prapa, kalimtarët dhe ata që filmojnë aksidente

23/08/2025 - 17:52
Haxhiu propozon hapa për parandalimin e vrasjes së grave: Rrezikojmë të vazhdojmë t’i numërojmë viktimat
Lajme

Haxhiu: Abelard Tahiri vazhdon të manipulojë me të pavërteta

23/08/2025 - 17:32
Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër
Lajme

Aksion i madh antidrogë në Gjilan-Policia dhe AKI zbulojnë disa sera me drogë

23/08/2025 - 17:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Faleminderit për mos njohjen e Kosovës!”, Trump kërkon arrestimin e tij, por Vuçiq telefonon mikun Maduro

    “Faleminderit për mos njohjen e Kosovës!”, Trump kërkon arrestimin e tij, por Vuçiq telefonon mikun Maduro

    228 Shpërndaje
    Shpërndaje 91 Tweet 57
  • “Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën kurvë” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Eskalon Dejona Mihali, i sulmon të gjithë: Flet për takime të ambasadorëve me gjyqtarë, akuzon KGJK-në, PZAP-në dhe opozitën

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Tenderi në Obiliq për mbështetësin e kryetarit, deponohet në hetuesi, dëshmi që ngrisin dyshime për kurdisje

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gazetari Veliu: Faza e dytë e tenderit për ngrohje qendrore në komunën e Xhafer Gashit 100% e manipuluar

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë