Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Intervistuesi i Kurtit Blerim Haxhiaj pranon që OJQ që e themeloi mori 100 mijë euro nga Qeveria, sulmon mediat e kolegët

11/07/2025 - 16:26
në Lajme
A A
Intervistuesi i Kurtit Blerim Haxhiaj pranon që OJQ që e themeloi mori 100 mijë euro nga Qeveria, sulmon mediat e kolegët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Blerim Haxhiaj, ka reaguar pasi organizata joqeveritare ku figuron si themelues, e të cilën e drejton gruaja e tij, ka marrë 100 mijë euro nga Ministria e Kulturës. Haxhiaj është munduar ta arsyetojë marrjen e kësaj shume parash nga Qeveria, me faktin se OJQ që drejton, vepron që nga viti 2006 dhe se e drejton suksesshëm gruaja e tij.

Haxhiaj me një gjuhë të rëndë ka sulmuar mediat dhe gazetarët në Kosovë duke i quajtur “bashibozuk të gazetarisë” dhe studiot televizive si “të kontaminuara”.

Gazetari i RTK-së që aktualisht drejtohet nga ish-aktivisti i VV-së, Rilind Gërvalla, ka përmendur edhe intervistën që ka realizuar me Albin Kurtin, intervistë e cila është komentuar shumë për shkak të pyetjeve të buta që Haxhiaj kishte parashtruar.

Reagimi i tij i plotë:

REAGIM NDAJ SHPIFJEVE DHE SHANTAZHIT TË MERCENARËVE MEDIATIKË

Një bashibozuk i gazetarisë dje bëri shpifjen e radhës dhe bashibozukët e tjerë e përhapën gënjeshtrën si zakonisht në mënyrë të koordinuar. Këta mercenarë të gazetarisë shpifën se paskam përfituar nga qeveria 100 mijë euro, duke iu referuar një thirrjeje publike të MKRS-së për skenën e pavarur kulturore kosovare. OJQ Cult Club, që përflitet nga shpifësit, po bën gati dy dekada të veprimtarisë së saj, me projekte të realizuara me sukses.

Në vitin 2006 unë kam qenë njëri nga themeluesit dhe kjo është pjesë e historikut të organizatës, e cila i ka strukturat e veta drejtuese dhe drejtoreshën, Elmaze Nura, bashkëshortja ime, e cila është ndër regjisoret më të sukseshme të teatrit, ish-drejtoreshë e Teatrit Kombëtar, doktore e shkencave dhe profesoreshë universitare në Fakultetin e Arteve. Cult Club ka kontribuar në skenën kulturore të vendit dhe shumë artistë, të rinj, nxënës, kanë përfituar në projektet e realizuara ndër vite, në qeveri të ndryshme si dhe me Programin Vjetor të organizatës.

Megjithatë, për klubin e bashibozukëve, nuk vlen e vërteta, por spekulimi, shpifja, shantazhi dhe linçimi. Kështu vepruan edhe para pak javësh pas një interviste me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. U mblodhën në disa panele të kontaminuara për të bërë ndotjen e radhës të opinionit publik. Njësoj, e bënë përpjekjen tjetër denigruese duke e ndërlidhur këtë intervistë  me një OJQ me përvojë të gjatë ku unë nuk kam asnjë funksion zyrtar.

Këtyre paçavureve, u them se unë kam zgjedhur të mos e shes profesionin siç kanë bërë ata.

Në cilësinë e kryeredaktorit të RTK-së, puna ime shihet në ekran. Unë nuk jam si ndonjë nga bashibozukët që e merrnin dikur Albin Kurtin në veturë dhe i serviloseshin deri në studiot e tyre të kontaminuara. Shitblerje të intervistave bëjnë këta që lehin çdo natë në kor në disa studio televizive, ku misioni kryesor duket se është dezinformimi i publikut dhe propaganda.

Kjo fushatë e organizuar ndaj meje si herën e kaluar, edhe kjo djeshmja, tregon se mercenarizmi në gazetarinë e Kosovës, ka marrë përmasa alarmante.

Ju paralajmëroj se shqetësimet që këta shpifës po m’i shkaktojnë mua dhe familjes time, do të adresohen në organet përkatëse të drejtësisë.

Mes gazetarisë normale dhe anormalitetit të klubit të bashibozukëve, natyrisht mbetem te e para, pavarësisht shantazhit që po më bëhet në pozicionin ku jam aktualisht, në krye të politikës editoriale të RTK-së.

Ndërsa mediat e mercenarëve po e humbin ndikimin dhe besimin, sepse e kanë shitur profesionin, RTK po forcohet dhe mbetet dritarja kryesore e informimit korrekt në Kosovë, pavarësisht sfidave me të cilat përballet transmetuesi publik.

JU REKOMANDOJMË

Kontrata 3 milionëshe për urat në Mitrovicë nxit përplasje mes Qeverisë dhe Prokurorisë
Lajme

Kontrata 3 milionëshe për urat në Mitrovicë nxit përplasje mes Qeverisë dhe Prokurorisë

11/07/2025 - 21:07
Trump tha se parandaloi një su’lm nga Serbia, Osmani e konfirmoi, NATO s’ka koment, sugjeron të pyeten SHBA dhe Kosova
Lajme

Trump tha se parandaloi një su’lm nga Serbia, Osmani e konfirmoi, NATO s’ka koment, sugjeron të pyeten SHBA dhe Kosova

11/07/2025 - 20:59
Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan nesër vjen në Kosovë
Lajme

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan nesër vjen në Kosovë

11/07/2025 - 20:51
Aktori Naser Rafuna u drejtohet Albin Kurtit dhe Hajrulla Çekut: Kemi shpresu në drejtësi dhe jo në “tra’shje të kap’jes”
Lajme

Aktori Naser Rafuna u drejtohet Albin Kurtit dhe Hajrulla Çekut: Kemi shpresu në drejtësi dhe jo në “tra’shje të kap’jes”

11/07/2025 - 20:45
“Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit
Lajme

“Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit

11/07/2025 - 20:35
Ekonomia nën Valën e Re të Inflacionit
Lajme

Ekonomia nën Valën e Re të Inflacionit

11/07/2025 - 20:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër

    Bilall Kqiku i kërkuari për vr’asje, hidhet nga kati i katërt për t’i ikur Policisë, përfundon në Emergjencë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ngjarje e rëndë në lagjen e Spitalit, dyshohet se një person ka vde’kur

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • E vizitoi të dënuarin me burgim të përjetshëm, reagon Ziza Pajaziti

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Osmani e përmendi Vuçiqin si ministër të propagandës së Millosheviqit në SHBA, Petkoviq reagon me gjuhë fyese

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë