Me rastin e Fitër Bajramit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.
Haradinaj tha se kjo festë është e harmonisë.
“Festë që na bashkon. Festë e harmonisë dhe e presim me gzëim me familjet tona. Jeta jonë ka kuptim, kur kemi njerëz të vyeshëm dhe atdhetarë. Urime edhe një herë festa!”, tha kryetari i AAK-së, Haradinaj.