Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Irani: Do t’i japim një “mësim historik” Izraelit dhe Amerikës

28/02/2026 - 13:15
në Kryesore, Lajme
A A
Irani: Do t’i japim një “mësim historik” Izraelit dhe Amerikës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tensionet në Lindjen e Mesme po përshkallëzohen ndjeshëm. Ushtria e Iranit ka paralajmëruar se do t’i japë një “mësim historik” Izraelit dhe Amerikës, pas sulmeve të fundit ndaj qyteteve iraniane.

Deklarata e fortë erdhi nga zëdhënësi i lartë i Forcave të Armatosura iraniane, gjeneral brigade Abolfazl Shekarchi, i cili paralajmëroi se çdo bazë në rajon që ndihmon Izraelin do të konsiderohet objektiv legjitim.

“Siç kemi deklaruar më parë, çdo bazë kudo në rajon që asiston Izraelin do të jetë objektiv i Republikës së Shenjtë Islamike dhe forcave tona të armatosura. Nuk do të tregojmë asnjë hezitim”, citohet të ketë thënë ai nga mediat shtetërore iraniane.

ADVERTISING

Një person ka humbur jetën në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi mbetjet e raketave të interceptuara ranë mbi një zonë banimi në Abu Dhabi, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve WAM, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes.

Sipas autoriteteve, viktima është një shtetas aziatik, i cili u godit nga copëzat e mbetura pas ndërhyrjes së sistemeve të mbrojtjes ajrore që rrëzuan raketa balistike të lëshuara nga Irani. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se u interceptuan “një numër” raketash dhe e cilësoi sulmin si “një përshkallëzim të rrezikshëm dhe një akt frikacak”.

Ngjarja vjen në kuadër të ofensivës së gjerë iraniane ndaj objektivave amerikane në rajon, në përgjigje të sulmeve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Ndërkohë, një video e verifikuar nga CNN tregon momentin kur një raketë godet një bazë të Marinës amerikane në Bahreini. Një zyrtar amerikan konfirmoi për median se baza ishte objektiv i një sulmi me raketa nga Irani.

Situata në rajon mbetet tejet e tensionuar, me disa shtete të Gjirit që kanë aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore për të përballuar valën e sulmeve, ndërsa frika për një përshkallëzim të mëtejshëm vijon të rritet.  (A2 Televizion)

JU REKOMANDOJMË

Vuçiq kundërshton sulmin e Izraelit e SHBA’së ndaj Iranit, po gënjejnë sikur në vitin 1999

Vuçiq kundërshton sulmin e Izraelit e SHBA’së ndaj Iranit, po gënjejnë sikur në vitin 1999
28/02/2026 - 14:01

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka komentuar ngjarjet në Lindjen e Mesme dhe sulmin e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit. Sipas tij, lufta kryesore do të jetë për...

Më shumëDetails

Raportohet se raketa izraelite ka goditur një shkollë duke vrarë 40 nxënëse në Iran

Raportohet se raketa izraelite ka goditur një shkollë duke vrarë 40 nxënëse në Iran
28/02/2026 - 13:46

Po vijnë raportet e para për viktimat civile pas sulmeve ajrore të gjera amerikano-izraelite në territorin e Iranit. Sipas mediave shtetërore iraniane, në një sulm të drejtpërdrejtë ndaj...

Më shumëDetails

Tahiri i bën bashkë Lushtakun e Lladrovcin në përvjetorin e betejës së Qirezit dhe Likoshanit

Tahiri i bën bashkë Lushtakun e Lladrovcin në përvjetorin e betejës së Qirezit dhe Likoshanit
28/02/2026 - 13:42

Sot, në përvjetorin e 28-të të Betejës së Qirezit dhe Likoshanit, po bëhen homazhe pranë varrezave të martirëve në këtë lokalitet të Drenicës. Homazhe në Qirez e Likoshanë...

Më shumëDetails

MPJD: ShBA po sulmon Ajetollahët, ne qëndrojmë krah presidentit Donald Trump

MPJD: ShBA po sulmon Ajetollahët, ne qëndrojmë krah presidentit Donald Trump
28/02/2026 - 12:55

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka lëshuar reagim zyrtar lidhur me sulmet e sotme të SHBA-së ndaj Iranit. Në reagim thuhet se ky sulm po kryhet...

Më shumëDetails

SkyNews: Pesë studentë të vrarë në sulmet izraelite në Iran

SkyNews: Pesë studentë të vrarë në sulmet izraelite në Iran
28/02/2026 - 12:27

Zëvendësshefi i sigurisë së provincës Hormozgan ka pohuar se pesë studentë u vranë në sulmet e sotme nga Izraeli, sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve Fars.  “Në sulmet...

Më shumëDetails

Ky është njoftimi i radhës për shtetasit e Kosovës në Lindje të Mesme

Ky është njoftimi i radhës për shtetasit e Kosovës në Lindje të Mesme
28/02/2026 - 12:13

Për shtetasit e Kosovës që jetojnë në Arabinë Saudite, Kuvajt, Bahrein dhe Oman, autoritetet e kanë vënë në dispozicion këtë numër kontaktues +966 53 750 88 35, në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edon Zhegrova nominohet për t’u bërë pjesë e ekipit të vitit në “EA FC”, ja ku mund ta votoni

    Transferim i befasishëm, Zhegrova po kërkohet me ngulm nga gjiganti i Premier Ligës

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • LVV fiton ‘betejën’ përballë PDK-së në Skenderaj, Mehani: Momenti më interesant ishte dalja e Sami Lushtakut nga salla gjatë votimit

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Raportimi për skandalin me mjek ilegal | Klinika Amerikane humbet rastin ndaj Veriu.info në KMShK

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Londrimit i ndodh e papritura pasi fitoi “BBVK 4”

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ish-zyrtarja e kabinetit të Faton Pecit rehatohet aty ku shpërndahen grantet

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë