Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Irani merr pjesë në Kupën e Botës veç me një kusht, tash topi është te FIFA

17/03/2026 - 13:10
në Sport
A A
Irani merr pjesë në Kupën e Botës veç me një kusht, tash topi është te FIFA
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Situata gjeopolitike po fillon të ndikojë drejtpërdrejt edhe në futbollin botëror.

Federata e futbollit e Iranit i ka nisur negociatat me FIFA-n për t’i zhvendosur ndeshjet e saj të Kupës së Botës 2026 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Meksikës.

Sipas raportimeve, vendimi lidhet drejtpërdrejt me tensionet e fundit mes Iranit dhe SHBA-së, pas sulmeve ushtarake të përbashkëta me Izraelin.

Kjo situatë ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e ekipit kombëtar iranian gjatë qëndrimit në territorin amerikan.

Presidenti i Federatës iraniane, Mehdi Taj, ka qenë i qartë: skuadra nuk është e gatshme të udhëtojë në SHBA në këto kushte, sidomos pasi është deklaruar se nuk mund të garantohet siguria e tyre.

Irani është shortuar në Grupin G dhe fillimisht pritet t’i luajë ndeshjet në qytete amerikane si Los Angeles dhe Seattle.

Megjithatë, opsioni që po diskutohet është zhvendosja e këtyre ndeshjeve në Meksikë, një nga vendet bashkë-organizatore të turneut së bashku me SHBA-në dhe Kanadanë.

Një vendim i tillë do të ishte shumë kompleks për shkak të organizimit tashmë të avancuar të turneut, me kalendar të përcaktuar, bileta të shitura dhe marrëveshje televizive të finalizuara.

Nëse FIFA nuk e pranon kërkesën, ekziston edhe mundësia ekstreme që Irani të tërhiqet nga turneu.

Një vendim i tillë do të ishte historik, pasi do ta shënonte një nga rastet e rralla të tërheqjes së një kombëtareje të kualifikuar nga Kupa e Botës në epokën moderne.

Megjithatë, deri tani nuk ka një vendim zyrtar për tërheqje dhe autoritetet e futbollit aziatik nuk e kanë marrë asnjë njoftim formal.

Botërori 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, rrezikon të ndikohet ndjeshëm nga zhvillimet politike globale.

Rasti i Iranit është një shembull i qartë se si tensionet ndërkombëtare mund të ndikojnë drejtpërdrejt në organizimin e eventeve më të mëdha sportive në botë. /Gazeta Express

JU REKOMANDOJMË

Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi e “pushton” Turqinë

Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi e “pushton” Turqinë
17/03/2026 - 13:09

Në emergjencë në fazën sulmuese, Sylvinho pritet të rikthejë edhe një herë në Kombëtare, Taulant Seferin. Ish sulmuesi i Tiranës ishte një pikë fikse në formacion në kualifikueset...

Më shumëDetails

Nuk u ftua nga Ancelotti, ky është reagimi i Neymarit: Besoni procesti!

Rikthehet Neymar pas lëndimit që pësoi vitin e kaluar
17/03/2026 - 13:08

Sulmuesi brazilian Neymar ka reaguar në rrjetet sociale pasi nuk u përfshi në listën e fundit të kombëtares së Brazilit nga trajneri Carlo Ancelotti. Përmes një postimi në...

Më shumëDetails

Edon Zhegrova ndan moment të veçantë me djalin e tij: Unë dhe Mars

Edon Zhegrova ndan moment të veçantë me djalin e tij: Unë dhe Mars
16/03/2026 - 15:19

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi të ëmbël me djalin e tij, Mars. Në postim, ai shihet duke mbajtur foshnjën në krahë...

Më shumëDetails

FIFA miraton rregulla të reja për Botërorin 2026

FIFA publikon formacionin më të mirë për vitin 2024
16/03/2026 - 14:05

FIFA ka miratuar disa rregulla të reja për Botërorin 2026, me qëllim uljen e humbjes së kohës dhe përmirësimin e vendimeve, raporton ESPN. Lojtarët e zëvendësuar duhet të...

Më shumëDetails

Rikthehen dy yje, Real Madrid publikon listën kundër Manchester Cityt

Rikthehen dy yje, Real Madrid publikon listën kundër Manchester Cityt
16/03/2026 - 13:04

Real Madridi ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen kthyese ndaj Manchester Cityt, në kuadër të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve. Gjiganti spanjoll...

Më shumëDetails

Tifozët e Real Madridit në festë, dy yje hipin në aeroplan për në Mançester… pjesë e listës

Tifozët e Real Madridit në festë, dy yje hipin në aeroplan për në Mançester… pjesë e listës
16/03/2026 - 11:32

Skuadra e Real Madridit nesër e luan ndeshjen e kthimit ndaj Manchester Cityt, në kuadër të Ligës së Kampionëve. Në aeroplanin e nisur nga Madridi për në Mançestër,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Këta janë “të fortit” e Prizrenit që po kërkohen për fajde

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ky është personi i vrarë në Gjakovë, vëllau tjetër është i plagosur

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    200 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë