Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur sulmet ajrore ndaj Iranit.
Pasi Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se iranianët kanë nisur sulmet me raketa ndaj Tel Avivit, të njëjtën gjë po e konfirmon edhe Irani.
Forca e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ka bërë të ditur se ka nisur “valën e parë të sulmeve të gjera me raketa dhe dronë” kundër Izraelit, shkruan skynews.
Në një deklaratë, thuhet se këto sulme vijnë “si përgjigje ndaj agresionit armiqësor dhe kriminal të armikut ndaj Republikës Islamike të Iranit”.
Në orën e fundit, disa raketa balistike janë lëshuar nga Irani drejt Izraelit, ku deri më tani nuk raportime për viktima.
Ndërkohë, sirenat vazhdojnë të tingëllojnë në pjesën veriore dhe jugore të Izraelit.














