Profesori dhe publicisti kosovar, Milazim Krasniqi, ka ironizuar me deklaratën e lëshuar dje nga kryeshefi i KOSTT-it se sistemi elektro-energjetik po ngarkohet si pasojë e zhvillimit ekonomik të viteve të fundit.
Krasniqi ka shkruar se zhvillimi ekonomik s’ka të ndalur në Kosovë, sidomos në qytetet Gjilan e Ferizaj, meqë në këto dy vende s’ka rrymë deri në 14 orë.
“Zhvillimi i hovshëm ekonomik nuk ka të ndalë në Kosovë, sidomos kah Gjilani e Ferizaj, ku sipas disa dëshmitarëve, nuk ka rrymë deri në 14 orë”, ka shkruar Krasniqi.