Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-ambasadori Prenkaj: Më habit Sorensen që e fton Bislimin dhe pret nga ky takim ndonjë rezultat

12/09/2025 - 09:18
në Kryesore, Lajme
A A
Ish-ambasadori Prenkaj: Më habit Sorensen që e fton Bislimin dhe pret nga ky takim ndonjë rezultat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ambasadori Albert Prenkaj ka thënë se shkuarja e Besnik Bislimit në Bruksel si zëvëndëskryeministër në detyrë, është jo legjitime.

Ai ka thënë se Bislimi në pozitën që gjendet nuk mund të marrë asnjë vendim për vendin dhe qytetarët sa i përket takimit në kuadër të procesit të dialogut që u zhvillua sot në kryeqytetin e Belgjikës.

“Përfaqësuesit e Kosovës, tash në këtë moment, nuk mund të marrin përgjegjësi kur nuk ka Qeveri të Kosovës apo ka Qeveri në detyrë, nuk mund të marrin përgjegjësi apo vendimmarrje. Zëvendëskryeministri në detyrë apo çfarëdo ministri në detyrë mund të kryejnë detyrat e vendimeve që janë marrë nga Qeveria paraprake”.

“Pra, në këtë rast kur Bislimi shkon në Bruksel ai nuk mund të marrë asnjë vendim, i cili mund të bëhet obligim për Qeverinë e ardhshme të Kosovës, cilado që vjen. Pra, Zotëri Bislimi atje ka shkuar si zëvendëskryeministër në detyrë, por pa asnjë përgjegjësi dhe legjitimitet për të marrë ndonjë vendim. Kushdo që të shkonte nga pala kosovare nuk do të mund të merrte ndonjë vendim, takimi ka qenë i pa dobishëm edhe pse palët qëllimisht apo jo nuk u dakorduan për asnjë pikë të përbashkët. Mua më habit përfaqësuesi i BE-së [Peter Sorensen] që e fton përfaqësuesin e Kosovës dhe pret nga ky takim ndonjë rezultat”, ka thënë Prenkaj.

I njëjti ka thënë se pjesëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje që janë me kompetenca të kufizuara në Qeverinë e vendit i bëjnë për shou veprimet si ky i Bislimit, sipas Prenkajt, për të thënë se vendi ka një Qeveri.

“Ky grup njerëzish që vetëquhen qeveri në detyrë, janë rreth 16 apo 17 deputetë të certifikuar nga KQZ-ja për të cilët ende nuk e kanë legjitimitetin as të anëtarëve të Kuvendit me që nuk kemi Kuvend të konstituuar, por që të njëjtit mbajnë edhe pozita të ministrave në detyrë. Këta e quajnë veten Qeveri dhe këta thonë se Kosova ka qeveri, dhe tërë ky shou që bëhet sot edhe nga Bislimi, ka një qëllim që të bëjë shou për qytetarët e Kosovës kinse Kosova ka një qeveri, është një lojë dhe është lojë paraelektorale”, ka deklaruar Prenkaj. /Klankosova/

JU REKOMANDOJMË

Incident në fluturimin Shtutgart-Prishtinë, aeroplani pëson defekt teknik në goma
Lajme

Incident në fluturimin Shtutgart-Prishtinë, aeroplani pëson defekt teknik në goma

12/09/2025 - 12:12
Begaj pret kryeministrin Rama në Presidencë për mandatimin e qeverisë
Lajme

Begaj pret kryeministrin Rama në Presidencë për mandatimin e qeverisë

12/09/2025 - 12:09
Vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë
Lajme

Vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë

12/09/2025 - 12:07
Aktori Osman Azemi publikon video duke ecur pas 159 ditëve
Lajme

Aktori Osman Azemi publikon video duke ecur pas 159 ditëve

12/09/2025 - 12:05
Netanyahu: Izraeli nuk qëndron pas vrasjes së Charlie Kirkut
Lajme

Netanyahu: Izraeli nuk qëndron pas vrasjes së Charlie Kirkut

12/09/2025 - 12:03
James Rubin njofton se javën tjetër do të jetë në Gjykatën Speciale të Hagës si dëshmitar i mbrojtjes
Kryesore

James Rubin njofton se javën tjetër do të jetë në Gjykatën Speciale të Hagës si dëshmitar i mbrojtjes

12/09/2025 - 11:53

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krasniqi: Kam mbijetuar armën më mizore të luftës, përdhunimin

    Krasniqi-Goodman pranon koment të tmerrshëm në Instagram, kërkon veprim nga autoritetet

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • “Interesant që ky budallallëk ka mbërri në Bruksel”, Bislimi i përgjigjet LDK-së pasi kundërshtuan pjesëmarrjen e tij në dialog

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Osmani foli për “gazetarë bashkëpunëtorë të Radojiçiqit”, Mefi paraqitet sikur e di kush janë: S’do të befasohemi me emrat

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Teshat te Valdrini, grimin te Sellma, kur shkon me Prindonin për SPA i qet krejt nga aty”, Berat Buzhala për privilegjet e Vjosa Osmanit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Momenti i arrestimit të njërit nga të dyshuarit për të shtënat me armë në Ferizaj (VIDEO)

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë