Ish-arkëtari i Bashkësisë Islame të Kosovës Bahri Rexha, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj BIK-ut.
Kjo u bë e ditur nga avokati i tij, Kastriot Feka.
Feka tha se kallëzimi u dorëzua në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Ai theksoi se kjo ka të bëjë në lidhje me keqpërdorimet që janë kryer në Bashkësinë Islame të Kosovës.
“Ky hap ligjor ndërmerret në mbrojtje të të drejtave dhe interesave të klientit tonë, dhe në zbardhjen e fakteve lidhur me 166,000.00€ të zhdukura në Këshillin ë Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në Prishtinë”, deklaroi ai.
Derisa ditën e djeshme, Këshilli i Bashkësisë Islame në Prishtinë, ka mbajtur një konferencë për media.
Anëtari i Këshillit Bahri Sejdiu, tha se deklarimet e ish-arkëtarit Bahri Rexha, janë pa asnjë provë.