Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-deputetja e PDK-së: VV po përpiqet ta fshehë qeverisjen korruptive dhe rënien e kredibilitetit të saj politik përmes Listës Serbe

20/11/2025 - 10:48
në Lajme
A A
Ish-deputetja e PDK-së: VV po përpiqet ta fshehë qeverisjen korruptive dhe rënien e kredibilitetit të saj politik përmes Listës Serbe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka thënë se LVV për shkak të qeverisjes korruptive dhe vendimeve që kanë dëmtuar interesat e shtetit, e ka humbur epërsinë dhe kredibilitetin politik.

Ajo në një postim në ‘facebook’ ka shkruar se për ta fshehur këtë rënie, LVV po përpiqet t’i bëjë presion moral opozitës.

Ismaili thekson se një nga instrumentet që po e përdor LVV në këtë strategji, është Lista Serbe.

“Duke zhvendosur vëmendjen tek akuzat e fabrikuara, LVV përpiqet ta detyrojë opozitën në pozicion mbrojtës, në vend se të japë llogari për përgjegjësitë e saj”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë;

Politika e ultë dhe manipulative e LVV-së karshi opozitës

Qeverisja e LVV-së, e ngërthyer nga korrupsioni në rritje, vendimmarrjet e dëmshme për interesat shtetërore dhe mungesa e kompetencës profesionale, e ka humbur prej kohësh epërsinë dhe kredibilitetin etik.

Për ta fshehur këtë rënie të thellë politike, ajo po përpiqet vazhdimisht të prodhojë presion moral ndaj opozitës dhe të zbehë besueshmërinë e kundërshtarëve të saj në sytë e publikut.

Një nga instrumentet që LVV shfrytëzon për këtë lojë politike është Lista Srpska, e cila përdoret sa herë qeveria goditet nga kritikat për dështime, skandale dhe keqqeverisje. Duke zhvendosur vëmendjen tek akuzat e fabrikuara, LVV përpiqet ta detyrojë opozitën në pozicion mbrojtës, në vend se të japë llogari për përgjegjësitë e saj.

Megjithatë, sulmet etike dhe etiketimet politike nuk zëvendësojnë argumentin. Ato vetëm rrisin polarizimin dhe krijojnë narrativa të fabrikuara, të cilat shërbejnë për të mbuluar mungesën e transparencës. Por kontrolli i narrativave, sado agresiv të jetë, nuk është mekanizëm për t’i shpëtuar llogaridhënies dhe as rrugë për të shmangur përgjegjësinë politike, juridike dhe shtetërore që ka patur dhe ka LVV.

Protagonistët e skenës dhe prapaskenës së LVV-së, herët a vonë, do të përballen si me drejtësinë juridike ashtu edhe me atë morale, për mashtrim, manipulim dhe keqpërdorim të pushtetit.

JU REKOMANDOJMË

Presidentja Osmani mban konferencë për media në ora 13:00
Kryesore

Presidentja Osmani mban konferencë për media në ora 13:00

20/11/2025 - 12:55
Kurti merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Europian që mbahet në Tiranë
Lajme

Kurti merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Europian që mbahet në Tiranë

20/11/2025 - 12:50
Kelmendi: Nga mediat u informova për shkarkimin tim, është vendim arbitrar – KPK s’ka pasur kuorum, do ta atakoj në gjykatë
Kryesore

Kelmendi: Nga mediat u informova për shkarkimin tim, është vendim arbitrar – KPK s’ka pasur kuorum, do ta atakoj në gjykatë

20/11/2025 - 12:37
Limaj: Mirë se kanë ardhur ambasadorët, masi të kryhet seanca flasim
Lajme

Limaj: Shpërndarja e Kuvendit tregon paaftësi dhe panjohuri sesi ndërtohet shteti

20/11/2025 - 12:16
Hamza: Duam zgjedhje më 21 dhjetor – sa më shpejt, nuk shkon të flasësh për urgjencë e të shtyhet data
Kryesore

Hamza: Duam zgjedhje më 21 dhjetor – sa më shpejt, nuk shkon të flasësh për urgjencë e të shtyhet data

20/11/2025 - 12:09
Haradinaj propozon 21 dhjetorin: AAK është e përgatitur, shkojmë vetë në zgjedhje
Lajme

Haradinaj propozon 21 dhjetorin: AAK është e përgatitur, shkojmë vetë në zgjedhje

20/11/2025 - 12:01

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • U kërkoi llogari për autostradën e Gjilanit, Durmishi i kundërpërgjigjet Haradinajt

    U kërkoi llogari për autostradën e Gjilanit, Durmishi i kundërpërgjigjet Haradinajt

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • U dështoi edhe Konjufca, Haxhiu përplaset në shkallë të Kuvendit me Uran Ismajlin: Po çfarë kryetar komune ti

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Gjykata Speciale merr vendim për Veselin, Krasniqin dhe Selimin

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • U.d. Kryeprokurori i Shtetit shkarkohet në mënyrë të jashtëligjshme

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Haradinaj kërkon nga Konjufca t’iu kërkojë falje qytetarëve

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë