Ish-deputetja e LDK-së nga Vushtrria, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas largimit të gazetares Edina Avdiu nga puna në RTK, në muajin e pestë të shtatzënisë.
Sipas Krasniqit, Avdiu ishte përzgjedhur padrejtësisht për t’u larguar, ndërsa RTK-ja, me këtë veprim, humb një zë të rëndësishëm dhe transparencën e saj.
Postimi i plotë:
Dejona Mihaili e argatët e saj në RTK sot i treguan edhe njëherë kthetrat.
Edina Avdiu qenka e përzgjedhura e pushtetit për t’u larguar nga puna, në muajin e pestë të shtatzanisë.
Edina është e fortë, e tejkalon edhe këtë padrejtësi, por sot transmetuesi publik e qytetarët, fatkeqësisht, me largimin e saj e kanë një RTK edhe më pak transparente, një RTK që sot ka një zë më pak NDRYSHE, një RTK që hakmerret mbi gazetare dhe gazetarë të rinj, ashtu qysh jep direksione partia.














