Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-e burgosura: Gardiania serbe më ka zhveshur dhe ka kërkuar të shkel fotografinë e Hashim Thaçit, por nuk e kam bërë

02/02/2026 - 17:15
në Lajme
A A
Ish-e burgosura: Gardiania serbe më ka zhveshur dhe ka kërkuar të shkel fotografinë e Hashim Thaçit, por nuk e kam bërë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rrëfime tronditëse për dhunë sistematike ndaj grave shqiptare të burgosura kanë dalë në dritë nga Burgu i Prishtinës – paralelja për femra në Lipjan, ku ish-gardiania Nadica Cepkenoviq akuzohet për keqtrajtime fizike dhe psikologjike.

Një nga viktimat, Zahrije Podruqa, e cila ishte dënuar me katër vjet burg në vitin 1998, ka rrëfyer përjetimet e saj gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, duke thënë se torturat e ushtruara ndaj saj i kanë mbetur të gjalla në kujtesë edhe sot.

Sipas Podruqës, ajo ishte subjekt i keqtrajtimeve të vazhdueshme për muaj të tërë, duke u përballur me dhunë fizike dhe presion të rëndë psikologjik.

Ajo ka deklaruar se ndaj saj është ushtruar dhunë në mënyrë të përsëritur dhe të organizuar.

Podruqa ka rrëfyer gjithashtu se i ishte kërkuar të shkelte fotografinë e Hashim Thaçit, gjë që ajo e kishte refuzuar kategorikisht, pavarësisht presionit dhe dhunës së ushtruar ndaj saj.

“Për çdo muaj rregullisht kam qenë e torturuar, pa ndërprerje. Vendosej magnetofoni me zë të lartë që të mos dëgjoheshin britmat. Më kanë çuar në një dhomë bodrumi dhe më kanë thënë se aty ‘i kemi gri shqiptarët’ dhe se edhe unë do të deportohesha. Më kanë detyruar të zhvishem dhe më kanë kërkuar të shkel fotografinë e Hashim Thaçit, por nuk e kam bërë”, ka rrëfyer Podruqa.

Ajo ka shtuar se, pavarësisht torturave, ka refuzuar të nënshtrohet dhe se në fund kishte kërkuar që ta vrisnin, por jo të shkelte fotografinë, të cilën e kishte marrë dhe e kishte vendosur në gjoks.

Rrëfimet e saj janë pjesë e dëshmive që po dalin në kuadër të hetimeve dhe proceseve gjyqësore lidhur me krimet serbe të kryera ndaj të burgosurave shqiptare gjatë luftës.

JU REKOMANDOJMË

Rinumërimi nxjerr “devijime” në Podujevë? Me 10% të votave të rinumëruara, Ejup Maqedoncit i hiqen afër 300 vota
Kryesore

Dallaveret me vota: Kryesuesi i komisionit nga Malisheva ndalohet për 48 orë

02/02/2026 - 17:08
Ekonomia nën Valën e Re të Inflacionit
Kryesore

Kërkesa për shtrenjtim të rrymës 21%, Muharremi: Faturën e janarit e pagova 356 euro, me këtë rritje shkon 430 euro

02/02/2026 - 15:59
Takimin Kurti-Krasniqi, Geci e quan “Fejesë” të LVV-së me PDK-në
Lajme

Geci: Kuvendi i ardhshëm i LDK-së t’ia heqë Isa Mustafës titullin kryetar nderi

02/02/2026 - 15:51
Marshi “Drejtësi, jo politikë” merr mbështetje edhe nga kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi
Lajme

Marshi “Drejtësi, jo politikë” merr mbështetje edhe nga kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi

02/02/2026 - 15:29
Ndërrimi i parë i punëtorëve të Trepçësë bojkoton punën, ende nuk i kanë marrë pagat e plota
Lajme

Trepça funksionalizon kanalin zyrtar për sinjalizimin e korrupsionit

02/02/2026 - 15:11
Paralajmëron Gërxhaliu: Pritet të ketë rritje të çmimit të rrymës – këta janë dy skenarët me të cilët do të përballen qytetarët
Kryesore

Paralajmëron Gërxhaliu: Pritet të ketë rritje të çmimit të rrymës – këta janë dy skenarët me të cilët do të përballen qytetarët

02/02/2026 - 15:06

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • U zbuluan duke ofruar shërbime dermatologjike pa licencë, Inspektorati gjobiti rëndë doktorët e Klinikës “Hermosa” (Dokument)

    U zbuluan duke ofruar shërbime dermatologjike pa licencë, Inspektorati gjobiti rëndë doktorët e Klinikës “Hermosa” (Dokument)

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Plagoset në Mitrovicë F.H., arrestohet i dyshuari Q. Kurti

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Grupi multietnik pa Vetonin, deputeti e akuzon ministrin në detyrë të qeverisë “Kurti”

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • ​Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dalin bisedat e Lajçak me Epstein për gratë dhe takimin me Lavrov: “Janë të reja për ty”, “mos u bë i keq, nuk më ke parë në aksion”

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë