“Më kanë lënë fëmijët pa bukë, këta me mundur edhe ajrin ma kanë ndaluar, por Allahu nuk ua ka dhënë atë fuqi,” me këto fjalë e përshkruante inxhinieri Xhevdet Tahiri largimin nga puna.
Ai që prej vitit 2005 ka qenë i punësuar në minierën e Stantërgut “Trepça”. Madje ka ushtruar edhe detyrën e anëtarit të bordit menaxhues të kësaj ndërmarrjeje.
Pak muaj më parë, kontrata e tij e punës u ndërpre, me arsyetimin se kishte favorizuar vëllain e tij për t’u punësuar në po të njëjtën ndërmarrje si shofer. Sipas Tahirit, vëllai i tij për disa muaj ka qenë shoferi i tij, por në konkursin ku ai kishte aplikuar, nuk kishte pasur kundërkandidatë.
Në një intervistë për gazetaren e Insajderit, Dijellza Preniqi, ai ka treguar se si u largua nga ndërmarrja për të cilën kontribuoi më shumë se dy dekada, dhe deri ku ka arritur procesi gjyqësor, në të cilin ai është paditësi.
Për më shumë mund të ndiqni videon në vijim.