John Bollton, ish-këshilltar i sigurisë së Donald Trumpit gjatë presidencës së parë, ka folur në lidhje me zhvillimet politike ndërkombëtare.
Bolton ka pasur një pikëpamje goxha pesimiste për të ardhmen e NATO-s.
banner
Sipas Bolton, gjithmonë ekziston rreziku për NATO-s përderisa Trump është president i ShBA-së.
“NATO është gjithmonë në rrezik me Trumpin president. E kuptoj pse udhëheqësit e NATO-s nuk janë të lumtur me mënyrën se si i trajton ata dhe aleancën. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm akuzat e ndërsjella të mos shkaktojë dëme edhe më të mëdha se që i ka bërë presidenti Trump tashmë. Për shembull, kur Kaja Kallas dhe Keir Starmer thonë gjëra si Irani nuk është lufta e Evropës. Mendoj se së pari ajo është një luftë e Evropës. Por, e dyta, keni shumë kujdes të mos i hapni derën Donald Trumpit të thotë, “ok, nëse mendoni se Irani nuk është një luftë e Evropës, mund t’ju them informoj gjithashtu se edhe Ukraina nuk është një luftë e Shteteve të Bashkuara” – tha Bolton, transmeton Gazeta Politika.














