Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-këshilltari i Wesley Clark: UÇK-ja nuk kishte strukturë, fuqinë reale e kishin komandantët e zonave

22/09/2025 - 12:52
në Lajme
A A
Diplomati britanik, ish-këshilltar i Clark, tregon si e bindën UÇK-në të demilitarizohej: Unë e shkrova tekstin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

John Duncan, diplomat karriere me mbi 35 vjet përvojë, është dëshmitari i radhës i mbrojtjes së Hashim Thaçit.

Në mesin e temave më të rëndësishme për të cilat ai foli, ishte organizimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Duncan, UÇK-ja nuk kishte strukturë, dhe kjo ua kishte vështirësuar punën në marrëveshjen për çmilitarizim.

“Si rregull, NATO-ja do të ftonte komandantët e lartë dhe do bëhej një marrëveshje në mes gjeneralit Clark dhe cilitdo që do ishte nga pala tjetër. Nuk do shkonim kurrë në nivel rajonal. Kjo shërben për të kuptuar strukturën hierarkike. Pra, si funksiononte atje”, tha ai.

“Kjo ishte vështirësia që po përballeshim atje sepse nuk kishin strukturë hierarkike. Ishin të organizuar ndryshe. Pushtetet ishin ndryshe në vende të ndryshme”, deklaroi ai në Gjykatën Speciale të Hagës.

Duncan theksoi se në Kosovë, nuk mund të shkonin të bisedonin me Thaçin apo Agim Çekun, dhe ta merrnin çështjen si të kryer. Ai shtoi se bisedimet duhej të bëheshin me komandantëve e zonave.

“Nuk mund të shkonim thjesht të bisedonim me Thaçin apo me Çekun dhe të mendonim se e zgjidhem problemin. S’funksiononin gjërat kështu. Duhej të flisnim me persona që kishin kompetenca dhe ata që kishin kompetenca ishin komandantët e zonave”, tha dëshmitari Duncan më tutje.

Ai e përsëriti se fuqinë reale e kishin komandantët e zonave.

“Fuqinë reale në strukturën e UÇK-së e kishin komandantët nga rajonet dhe kjo na u konfirmua kur e takuam gjeneralin Agim Çeku në fillim të negocimit e marrëveshjes”, tha ai.

Duncan tregoi edhe bisedën me Agim Çekun, dhe çfarë kishte deklaruar ai.

“Ai Çeku, shtoi se unë nuk e bëj një gjë të tillë në qoftë se në negociata nuk marrin pjesë komandantët e zonave”, deklaroi Duncan.

Me këtë qëllim, mbrojtja e Thaçit ia publikoi dy video nga bisedimet për çmilitarizim.

Aty shiheshin komandantët si Ramush Haradinaj e Rrustem Mustafa, por edhe të tjerë, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti.

“Vinte era luftë, u vinte era barut”, tha diplomati britanik.

Duncan foli edhe për rolin e Thaçit.

“Nuk ishte realiste që të njihej zotin Thaçi si udhëheqës politik i Kosovës. Kishin forca politike që ekzistonin atje si LDK-ja, zoti Rugova e të tjerët. Ata mund të kishin zgjedhur atë si udhëheqës të delegacionit të Rambujesë, por ai nuk ishte atë që quhej legjitimitet politik në një shoqëri demokratike. Nuk ishte zgjedhur nga populli. Ai e kishte deklaruar një Qeveri të Përkohshme por ne ishim arritur në pikë që ne dhe NATO ta njihte si kryeministër të Kosovës. Nuk ishte një gjë realiste dhe nuk përfaqësonte realitetin dhe nuk ishte e qëndrueshme nga pikëpamja politike”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

GUXO e Mitrovicës: Nuk ka pasur asnjë sondazh të brendshëm dhe asnjë ndryshim strategjie
Lajme

GUXO e Mitrovicës: Nuk ka pasur asnjë sondazh të brendshëm dhe asnjë ndryshim strategjie

24/09/2025 - 20:53
Shkrimi kundër UÇK-së, Dimal Basha njofton se revista e largoi atë nga autorësia
Lajme

Shkrimi kundër UÇK-së, Dimal Basha njofton se revista e largoi atë nga autorësia

24/09/2025 - 20:34
Barduani nderon me medalje ushtarët që kontribuan në stabilitetin e Kosovës
Lajme

Barduani nderon me medalje ushtarët që kontribuan në stabilitetin e Kosovës

24/09/2025 - 20:18
Vuçiq në OKB: Kosova është “shtylla kryesore e identitetit shpirtëror” të Serbisë
Lajme

Vuçiq në OKB: Kosova është “shtylla kryesore e identitetit shpirtëror” të Serbisë

24/09/2025 - 19:52
Presidentja Osmani takon homologun finlandez, flasin për zhvillimet e sigurisë në Evropë
Kryesore

Presidentja Osmani takon homologun finlandez, flasin për zhvillimet e sigurisë në Evropë

24/09/2025 - 19:31
Shkarkohet Nagip Krasniqi
Lajme

Apeli konfirmon aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj Nagip Krasniqit, ndryshohet aktvendimi i Themelores

24/09/2025 - 19:25

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Xhavit Haliti: Marrëdhëniet e SHBA-së janë të ‘akullta’ me qeverinë në detyrë!

    Xhavit Haliti publikon procesverbalin e takimit: Ja çka i tha Rugova sekretarit Talbott për UÇK-në

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ilir Seferi e paralajmëron Sokol Halilin: Tërheqi brenda 4 orëve deklaratat shpifëse

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Kundër UÇK’së te Clintoni”, Surroi i reagon Halitit: Krejtësisht e pavërtetë, s’jemi marrë me përgojime, kërkuam mbrojtje amerikane

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Veton Surroi i reagon Xhavit Halitit: Ajo që keni publikuar nuk është stenogram i takimit të delegacionit të Kosovës me Clinton

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Në sondazhin e brendshëm të VV-së, Arian Tahiri u del fitues me mbi 50% – acarohet dega e GUXO, nis strategjia e „fushatës së zezë“ me Sami Lushtakun e sulme personale

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë