Ish-kongresmeni amerikan Tony Hall, i cili ishte në Hagë, nuk arriti të takohej fizikisht me krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim, por u shpreh me një letër të ngrohtë dhe plot emocion për ta, shkruan Gazeta Sinjali.
Në letrën e shkruar më 19 maj 2025, Hall i quan “vëllezër” Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke u thënë se ishte aty “për të qëndruar nën të njëjtin qiell dhe nën të njëjtin ajër” me ta.
Ai falenderon për mikpritjen e familjeve të tyre në Kosovë dhe u bën thirrje që të mbahen të fortë dhe të guximshëm, duke i inkurajuar se kanë “akoma shumë për të bërë” dhe “mjete shpirtërore” për ta bërë këtë. Hall thekson rëndësinë e besimit dhe lutjes dhe i fton ata të thërrasin bashkatdhetarët në një ditë kombëtare lutjeje për Kosovën.
Në letrën e tij, ish-kongresmeni shpreh edhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm ndaj tyre dhe Kosovës, duke kujtuar se “ju nuk jeni harruar” dhe se lutjet dhe mbështetja nga miqtë e tyre në mbarë botën janë të vazhdueshme.