Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-luftëtari i UÇK-së dhe ish-eprori i FSK-së kërkon mbështetje edhe për një mandat të ri presidencial për Vjosa Osmanin

21/02/2026 - 17:33
në Lajme
A A
Ish-luftëtari i UÇK-së dhe ish-eprori i FSK-së kërkon mbështetje edhe për një mandat të ri presidencial për Vjosa Osmanin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-luftëtari i UÇK-së, ish-eprori i FSK-së, Fazli Hoxha, ka kërkuar unitet politik dhe mbështetje për një mandat të ri të Vjosa Osmanit për presidente.

Hoxha ka shkruar në ‘Facebook’ se gjatë mandatit të Osmanit, Kosova ka pasur përfaqësim dinjitoz në arenën ndërkombëtare dhe ka forcuar pozicionin e saj në raport me aleatët strategjikë.

Ai ka theksuar se lidhjet e krijuara nga presidentja Osmani me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë edhe komunikimin me presidentin Donald Trump, janë një aset i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë.

Po ashtu, Hoxha ka theksuar se angazhimi i presidentes Osmani ishte i vazhdueshëm për respektimin e kategorive të lirisë dhe të vlerave për të cilat kemi sakrifikuar mbetet një garanci për seriozitet institucional.

“Kanë mbetur edhe dy javë deri në zgjedhjen e Presidentit të vendit dhe Kosova nuk e ka luksin të futet sërish në një cikël të ri zgjedhor. Stabiliteti institucional dhe uniteti politik janë thelbësorë në këtë moment të ndjeshëm për vendin.

Si ish-ushtar i UÇK-së, me angazhim të mëvonshëm në TMK dhe FSK, besoj fuqishëm se mbi interesat partiake duhet të vendoset interesi shtetëror. Për këtë arsye, mendoj se si pozita, ashtu edhe opozita duhet ta mbështesin kandidaturën e Vjosa Osmanit për një mandat të ri.

Gjatë mandatit të saj, Kosova ka pasur përfaqësim dinjitoz në arenën ndërkombëtare dhe ka forcuar pozicionin e saj në raport me aleatët strategjikë. Lidhjet e krijuara nga presidentja Osmani me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë edhe komunikimin me presidentin Donald Trump, janë një aset i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë.

Po ashtu, angazhimi i saj i vazhdueshëm për respektimin e kategorive të lirisë dhe të vlerave për të cilat kemi sakrifikuar mbetet një garanci për seriozitet institucional.

Në kohë sfidash të brendshme dhe zhvillimesh të ndjeshme gjeopolitike, Kosova ka nevojë për vazhdimësi, seriozitet dhe përfaqësim të qëndrueshëm. Mendoj se këtë mund ta bëjë më së miri Vjosa Osmani”, ka shkruar Hoxha në ‘Facebook’.

JU REKOMANDOJMË

Supremja i refuzon Blerim Devollit revizionin për shpifje ndaj emisionit “Devollistan”, kushtuar ngritjes së dyshimtë të ‘perandorisë’ së tyre financiare

Supremja i refuzon Blerim Devollit revizionin për shpifje ndaj emisionit “Devollistan”, kushtuar ngritjes së dyshimtë të ‘perandorisë’ së tyre financiare
21/02/2026 - 18:17

Gjykata Supreme refuzon revizionin për shpifje ndaj emisionit “Devollistan”, Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar revizionin e paraqitur nga Blerim Devolli, Dardafon.net LLC, Abrazen LLC (ish Devolli...

Më shumëDetails

Ku do t’i shpenzojë Kosova 4 miliardë euro?

Ku do t’i shpenzojë Kosova 4 miliardë euro?
21/02/2026 - 17:21

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të premten ligjin për buxhetin shtetëror në vlerë rreth 4 miliardë euro, me gjithë kundërshtimet dhe ankesat e opozitës. Projektligji për buxhetin...

Më shumëDetails

Përurohet objekti modern, Kurti: AKI po avancon vazhdimisht kapacitetet e saj teknologjike

Përurohet objekti modern, Kurti: AKI po avancon vazhdimisht kapacitetet e saj teknologjike
21/02/2026 - 16:30

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, me ç’rast u bë përurimi i një objekti modern në kompleksin e Agjencisë. Përmes...

Më shumëDetails

Klan Kosova reagon pas sulmit fizik ndaj moderatorit Alaudin Hamiti: Cënim i rëndë

Klan Kosova reagon pas sulmit fizik ndaj moderatorit Alaudin Hamiti: Cënim i rëndë
21/02/2026 - 16:24

Me shqetësim të thellë, televizioni Klan Kosova ka mësuar për sulmin e djeshëm ndaj moderatorit Alaudin Hamiti. Në reagimin e Klanit thuhet se, sulmit ndaj tij dhe ndaj...

Më shumëDetails

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it, flet zyrtari i NATO-s

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it, flet zyrtari i NATO-s
21/02/2026 - 15:20

Gazeta amerikane Politico, duke cituar katër diplomatë të NATO-s, tha se SHBA-ja po kërkon nga aleanca të reduktojë aktivitetin e saj të jashtëm, përfshirë atë në misionin paqeruajtës...

Më shumëDetails

Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)
21/02/2026 - 14:56

Më 2 mars të vitit 2023, Prokuroria Themelore në Ferizaj në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës kishte zhvilluar një aksion,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive/Aktakuza për miliona euro fajde ndaj Shefik Rexhepi dhe Bashkim Osmanit: Biznesmeni Naim Berisha ishte zhytur në 943 mijë euro borxh nga kamatat e fajdes te pronari i “Dona Laberion”

    Ekskluzive/Aktakuza për miliona euro fajde ndaj Shefik Rexhepi dhe Bashkim Osmanit: Biznesmeni Naim Berisha ishte zhytur në 943 mijë euro borxh nga kamatat e fajdes te pronari i “Dona Laberion”

    621 Shpërndaje
    Shpërndaje 248 Tweet 155
  • Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

    441 Shpërndaje
    Shpërndaje 176 Tweet 110
  • Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

    686 Shpërndaje
    Shpërndaje 274 Tweet 172
  • Ua shisnin veturat me çmime të larta dhe i riblenin menjëherë shumë lirë – si dyshohet se funksiononte skema e fajdes nga Fadil, Egzon dhe Besnik Salihu, sipas aktakuzës

    350 Shpërndaje
    Shpërndaje 140 Tweet 88
  • Aktakuza për fajde: Nga “Ferrari” te prona rreth 2 milionëshe – ja për cilat raste iu është ngritur aktakuzë Ilir, Sheqir dhe Fitim Vershevcit (Dokument)

    282 Shpërndaje
    Shpërndaje 113 Tweet 71

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë