Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-ministri Agani: Arben Vitia zgjodhi improvizimet ligjore në vend të reformës në shëndetësi

18/08/2025 - 10:36
në Lajme
A A
Ish-ministri Agani: Arben Vitia zgjodhi improvizimet ligjore në vend të reformës në shëndetësi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani,në një intervistë për FrontOnline ka vlerësuar se qasja e ministrit aktual, Arben Vitia, nuk ka sjellë rezultatet e pritura, pavarësisht mbështetjes së madhe parlamentare që ka pasur nga partia në pushtet.

Ai konsideron se fokusi ka qenë më shumë në improvizime ligjore sesa në zbatimin e ligjeve ekzistuese, të cilat ishin pjesë e një reforme të menduar mirë për sistemin shëndetësor.

“Sa i përket punës së ministrit aktual, duhet thënë se qasja e tij nuk ka sjellë rezultatet e pritura kur të kemi parasysh mbështetjen e madhe parlamentare nga partia që ishte në pushtet, sepse është fokusuar më shumë në improvizime ligjore sesa në zbatimin e ligjeve ekzistuese që ishin pjesë e reformës mirë të menduar sistemore të shëndetësisë”, ka thënë ish- ministri Agani.

Agani e sheh legjislacionin aktual si plotësisht të mjaftueshëm për nisjen e reformave, por thekson se ka munguar vendosmëria për zbatim, duke sjellë në vend të progresit një sërë paqartësish.

Si shembull të mungesës së vizionit, ai përmend edhe mos themelimin e Odës së Psikologëve Klinikë, duke lënë të parregulluar një sektor të rëndësishëm të shëndetit mendor.

“Legjislacioni në fuqi ka qenë dhe është plotësisht i mjaftueshëm për të filluar reformat e nevojshme, por ka munguar vendosmëria për ta zbatuar. Kjo ka bërë që, në vend të progresit të qëndrueshëm, të kemi improvizime që krijojnë edhe më shumë paqartësi”, ka deklaruar Agani.

Sipas tij, gjendja e shëndetësisë në Kosovë është shqetësuese, pasi edhe pas më shumë se një dekade nga miratimi i Ligjit për Sigurim Shëndetësor, sistemi publik i sigurimit ende nuk është funksionalizuar.

“Gjendja aktuale e shëndetësisë në Kosovë është shqetësuese, dhe këtë e dëshmon edhe fakti se, edhe pas më shumë se një dekade nga miratimi i Ligjit për Sigurim Shëndetësor, ende nuk kemi arritur ta funksionalizojmë sistemin e sigurimit publik shëndetësor”, ka thënë ish ministri.

Mungesat e barnave esenciale të raportuara ditëve të fundit, ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani thotë se janë pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së menaxhimit strategjik dhe dështimit të një sistemi efikas furnizimi.

“Mungesat e barnave esenciale që po raportohen janë simptomë e drejtpërdrejtë e mungesës së menaxhimit strategjik dhe të një sistemi efikas furnizimi. Në një sistem shëndetësor të mirë organizuar, furnizimi me barna esenciale është funksioni më bazik dhe nuk duhet të dështojë.”, u shpreh Agani.

Sipas tij, hapat e parë duhet të përfshijnë zbatimin e menjëhershëm të Ligjit për Sigurim Shëndetësor, operacionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore si institucion të pavarur blerës të shërbimeve, shndërrimin e SHSKUK në ndërmarrje publike qendrore dhe zhvillimin paralel të sistemit të informatizuar shëndetësor.

“• Zbatimi i plotë dhe i menjëhershëm i Ligjit për Sigurim Shëndetësor.

Operacionalizimi i FSSH si institucion i pavarur blerës i shërbimeve.
Kontraktimi urgjent i studimit të fizibilitetit për shndërrimin e SHSKUK në ndërmarrje publike qendrore, në përputhje me ligjin.
Zhvillimi paralel i sistemit të informatizuar të shëndetësisë, si hallkë kyçe për menaxhimin e barnave, buxhetit dhe shërbimeve”, u shpreh ai.
Një tjetër sfidë e madhe, sipas ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, është mungesa e stafit shëndetësor, veçanërisht e anesteziologëve, e cila është rënduar nga largimi i profesionistëve në sektorin privat dhe jashtë vendit.

Ai vlerëson se kjo kërkon një qasje të kombinuar që përfshin rritjen e pagave, përmirësimin e kushteve të punës, kthimin e kuadrove nga diaspora dhe planifikimin afatgjatë për rritjen e numrit të specialistëve në fushat kritike përmes bursave dhe trajnimeve të kontraktuara.

“Një tjetër sfidë madhore është mungesa e stafit shëndetësor, veçanërisht e anesteziologëve. Për ta ndalur këtë trend, duhet një politikë e kombinuar: rritje të pagave dhe përmirësim i kushteve të punës”, ka deklaruar ai.

Në përfundim, Agani shpreh bindjen se vetëm një qasje e vendosur dhe e mbështetur në legjislacionin reformues mund t’i japë fund krizave të përsëritura dhe të krijojë kushte për një të ardhme më të mirë të shëndetësisë kosovare.

“Vetëm një qasje e tillë, e vendosur dhe e mbështetur në legjislacionin reformues, mund t’i japë fund krizave të përsëritura dhe të krijojë kushtet për një të ardhme më të ndritur shëndetësisë kosovare”, tha Agani

JU REKOMANDOJMË

Parandalohet kontrabandë në kufi – Policia ndalon dy raste
Lajme

Parandalohet kontrabandë në kufi – Policia ndalon dy raste

18/08/2025 - 12:31
Lladrovci: Qortimi nga SHBA-të është lajm i mirë vetëm për armiqtë tanë dhe dëshmi sa poshtë kemi ra
Lajme

Ramiz Lladrovci me akuza: Unë ia kam sjellë PDK-së 19 mijë vota, edhe kur kanë vjedhë s’kanë mujt qaq mi bo

18/08/2025 - 12:21
Pas ngjajeve të djeshme, Haradinaj: Pastrojeni uniformën e policisë nga fajdexhinjtë
Kryesore

Haradinaj: Trendi i shkatërrimit të planifikuar të Kosovës nga Kurti po vazhdon

18/08/2025 - 12:12
“Çlirimtari” i oreksit | Qemajl Aliu dhe stafi i tij shpenzuan mbi 66 mijë euro në restorante e resorte
Lajme

“Çlirimtari” i oreksit | Qemajl Aliu dhe stafi i tij shpenzuan mbi 66 mijë euro në restorante e resorte

18/08/2025 - 11:53
Bajrami: Lajm i mirë që Prokuroria Speciale ka nisur hetime për tenderët e Qeverisë Kurti
Kryesore

“Asnjë rrugë, asnjë urë e asnjë hekurudhë”- Bajrami kritikon Qeverinë: Pesë vite pushtet të humbura nga Kurti

18/08/2025 - 11:44
Rafuna: Rritja ekonomike duhet të jetë dyshifrore për të lënë gjurmë – Qeveria t’i shtojë investimet publike
Lajme

OEK do të dorëzojë padi në Gjykatën Supreme kundër shkyçjeve të bizneseve nga energjia

18/08/2025 - 11:21

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Presidenti Vuçiç: Do padis SHBA për armatimet në Kosovë

    Vuçiq kërcënon protestuesit serbë: Përgjigja do të jetë tjetër nga çfarë e keni parë, do të përdorim gjithçka në dispozicion

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • I arrestuar më herët për rrëmbimin e një shqiptari- Kush është biznesmeni që iu dogj jahti në Budva?

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Reuters: Kjo është ideja e Putinit për përfundimin e luftës në Ukrainë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Rrahje në mes të dy familjeve në Llaushë të Skenderajt – disa të lënduar e pesë të arrestuar (EMRAT)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Reagon prapë aktivisti i VV-s në Mitrovicë: Këshilli nuk ka dalë nga një proces demokratik, lista për asamblistë duhet të përfshinte edhe Doni Beshirin e shumë aktivistë të vjetër

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë