Ish ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, i ka dhënë mbështetja kandidatit për deputet nga LDK, Besim Mulaj, shkruan Veriu.info.
Ai ka thënë se nga viti 2015 nuk ka qenë i angazhuar në zgjedhje politike por kësaj radhe ka vendosur ta japë mbështetjen e plotë për Dr. Sci. Besim Mulaj.
“Me Besimin jam rritë, kemi përfunduar shkollën bashkë, kemi qenë krah për krah në çdo protestë studentore, kemi kaluar ditë të vështira dhe momente që s’harrohen kurrë. Edhe në luftë kemi qenë bashkë, me të njëjtin ideal e me të njëjtin qëllim. Edhe pas luftës, puna për të mirën e vendit na ka mbajtur afër. Besimit i besoj më shumë se vetes.” – shkruan ai.
Postimi i plotë:
Të dashur miq, kudo që jeni,
Që nga viti 2015 nuk kam qenë i angazhuar në zgjedhje politike. Kam qëndruar larg fushatave e debateve, sepse mendoja se zëri im nuk bënte shumë ndryshim. Por kësaj radhe është ndryshe.
Kësaj radhe kam vendosur ta jap mbështetjen time të plotë për Dr. Sci. Besim Mulaj.
Me Besimin jam rritë, kemi përfunduar shkollën bashkë, kemi qenë krah për krah në çdo protestë studentore, kemi kaluar ditë të vështira dhe momente që s’harrohen kurrë. Edhe në luftë kemi qenë bashkë, me të njëjtin ideal e me të njëjtin qëllim. Edhe pas luftës, puna për të mirën e vendit na ka mbajtur afër.
Besimit i besoj më shumë se vetes.
E njoh si njeri të mirë, prind të përkushtuar, profesionist të palodhshëm dhe mbi të gjitha si njeri me ide të qarta e të sinqerta për Kosovën që duam.
Prandaj sot, më bindje të plotë, ju bëj thirrje që ta votoni Besimin.
Le ta çojmë një zë të fortë, të mençur dhe të drejtë në Kuvendin e Kosovës.
Një zë që flet për ne, punon për ne dhe mbron interesin e qytetarëve.
Votojeni Besim Mulaj – sepse Kosova ka nevojë për njerëz që punojnë me zemër, me dije dhe me ndershmëri.













