Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-ministri Reçica: Migrimi masiv pasojë e mungesës së reformave të qëndrueshme

11/10/2025 - 11:44
në Kryesore, Lajme
A A
Ish-ministri Reçica: Migrimi masiv pasojë e mungesës së reformave të qëndrueshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka folur për “Front Online” lidhur me largimin e mbi 200 mijë qytetarëve nga Kosova në pesë vitet e fundit, duke e cilësuar këtë si tregues të një krize strukturore në vend.

Sipas tij, ky fenomen nuk është vetëm migrim, por humbje e kapitalit njerëzor më të çmuar.

“Largimi i mbi 200 mijë qytetarëve nga Kosova në pesë vitet e fundit është tregues i qartë i krizës strukturore me të cilën përballet vendi. Nuk bëhet fjalë vetëm për migrim, por për humbjen e kapitalit më të çmuar, gjeneratës së re dhe forcës punëtore aktive. Kjo shifër pasqyron mungesën e perspektivës ekonomike, papunësinë e lartë, pagat e ulëta dhe mosbesimin e qytetarëve në institucione”, u shpreh ai.

Ai u shpreh se arsyet kryesore janë mungesa e perspektivës ekonomike, papunësia e lartë e pagat e ulëta.

“Shkaqet janë të lidhura ngushtë me dështimin për të krijuar politika të qëndrueshme zhvillimore. Arsimi nuk është i harmonizuar me nevojat e tregut të punës, vendet e punës janë të pakta dhe shpesh të pasigurta, ndërsa korrupsioni dhe keqqeverisja e thellojnë ndjenjën e pasigurisë”, ka deklaruar ai.

Reçica kritikon qeverinë për mungesë të reformave të qëndrueshme në ekonomi, arsim dhe qeverisje.

“Kjo situatë duhet të shihet si thirrje urgjente për reforma në ekonomi, arsim dhe qeverisje. Vetëm nëse krijohen mundësi reale për punësim dinjitoz, rritje profesionale dhe institucione të besueshme, mund të ndalet ky trend. Ikja e qytetarëve do të vazhdojë të dëmtojë jo vetëm zhvillimin ekonomik, por edhe kohezionin shoqëror të Kosovës”, ka deklaruar Reçica.

JU REKOMANDOJMË

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës
20/03/2026 - 12:04

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës ka folur edhe për dy sfidat me të cilat Kosova është duke u përballur aktualisht. Ai ka thënë...

Më shumëDetails

Kryekuvendarja uron Fitër Bajramin: Le të na shërbejë kjo festë si kujtesë se secili mund të japim shumëçka nga vetja

Kryekuvendarja uron Fitër Bajramin: Le të na shërbejë kjo festë si kujtesë se secili mund të japim shumëçka nga vetja
20/03/2026 - 11:17

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu me rastin e festës së Fitër Bajrami ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, raporton Ekonomia Online. Haxhiu, ka theksuar peshën e kësaj feste...

Më shumëDetails

Kurti nga BIK-u: Në këtë ditë feste kujtojmë 37 hoxhallarë, imamë, shehlerë, që ranë dëshmorë në luftën çlirimtare

Kurti nga BIK-u: Në këtë ditë feste kujtojmë 37 hoxhallarë, imamë, shehlerë, që ranë dëshmorë në luftën çlirimtare
20/03/2026 - 11:00

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës ku nga aty ka ururar festën e Fitër Bajramit, raporton Ekonomia Online.Ai tha se edhe këtë vit...

Më shumëDetails

Festa e Bajramit, Abdixhiku: Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja dhe vendin tonë!

Festa e Bajramit, Abdixhiku: Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja dhe vendin tonë!
20/03/2026 - 10:46

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar festën e Fitër Bajramit. Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se kjo festë rikujton vlerat që i bashkojnë: solidaritetin, faljen...

Më shumëDetails

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin: Festë që forcon bashkimin dhe solidaritetin në Kosovë

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin: Festë që forcon bashkimin dhe solidaritetin në Kosovë
20/03/2026 - 09:33

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar në Bashkësinë Islame, Myftiun Naim Tërnava për t’i uruar festën e Fitër Bajramit. Osmani tha se shpreson që kjo festë t’i...

Më shumëDetails

Kryetari Ferit Idrizi, bashkë me nënkryetarin Shpëtim Zhegrova, falin dhe festojnë Bajramin me bashkëqytetarët e Vushtrrisë

Kryetari Ferit Idrizi, bashkë me nënkryetarin Shpëtim Zhegrova, falin dhe festojnë Bajramin me bashkëqytetarët e Vushtrrisë
20/03/2026 - 09:19

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me nënkryetarin Shpëtim Zhegrova, kanë marrë pjesë në faljen e namazit të Fitër Bajramit, ku më pas kanë vijuar me vizita...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim policit Fatmir Uka, i arrestuar në skandalin e publikuar nga Veriu.info

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë