Avokati Xhevdet Smakiqi, ka konfirmuar lirimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së Avni Qenaj, i cili po mbahej në burg në Serbi.
Smakiqi në një postim në FB-në e tij ka njoftuar se Qenaj tashmë ndodhet në territorin e Republikës së Kosovës duke u takuar me familjen e tij.
Smakiqi konfirmon se Qenaj ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Postimi i tij i plotë:
Porsa ka arritur ne token e Republikes se Kosoves ish pjestari i UÇK-se Avni Qenaj i arrestuar ne menyren me arbitarare nga autoritet e Serbise.
Veterani i Ushtrise Çlrimtare te Kosoves Avni Qenaj ka arritur ne kufirin ne Bernjake dhe tash është takuar me familjen e tij dhe po vjen ne shtepinë e tij.
Avniu eshtë mirë me shendet edhe pse i eshte nenshtruar presionit psikolgjikë gjate qendrimit te tij ne burgun famkeq te Beogradit.
Vlenë te theksohet se barren e krejt procesit gjyqesor ndaj tij kujdesit deri ne lirimin e tij e ka bartur me forcat e veta financiare Familja Qenaj pa asnjë mbështetje nga Qeveria aktuale qe mjafohet me postime ne facebook.
Urojmë qe ne te ardhmen nje Qeveri pro UÇK-se e serioze ta detyrojë Serbinë te zbatoje marrveshjen e Brukselit te vitit 2015 per levizjen e lirë te gjithë shtetasve te RKS pa përjashtuar edhe veteranet e UÇK-se pa diskriminim.














