Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka informacione të besueshme se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.“Ai (Trump) është shumë i qartë në deklaratën e tij se po flet për javët e fundit”, tha presidentja Osmani, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për zhvillime të vitit 2023 apo 2020, por “për zhvillime shumë, shumë të vona” tha Presidentja Osmani.
Ajo i bëri komentet gjatë një ligjërate në Uashington.Në lidhje me këtë deklaratë të Presidentes Osmani ka folur për “Gazeta Blic”, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës njëherësh ish-ushtarë i UÇK-së, Fatmir Humolli.
Humolli tha se Serbia ka institucione që i bëjnë llogarit për çdo veprim.Ai tha se nëse Trump e ka ndaluar një konflikt të mundshëm mes dy vendeve(Kosovë-Serbi) atëherë Serbia ka provoku Amerikën dhe Tramp se çfarë mendon për Kosovën tani.
“Serbia ka institucione që i bën llogarit për çdo veprim. Serbia pa lejen e ndërkombëtarëve nuk ben asnji veprim. Serbia nuk është në gjendje me luftu me popuj të organizuar. Nese Tramp e ka ndalue atëher Serbia ka provoku Amerikën dhe Tramp se çfarë mendon për Kosovën tani.E sigurisht qe politika amerikane është për mbrojtjen e interesave afatgjate në Ballkan që tani ato interesa janë në vij me kombin tonë, rrjedhimisht edhe me Kosovën e Trampi ja ka bë me dije ëndërrimtarëve ne Serbi” tha Humolli.Ai tutje potencoi se nëse vendi rrin edhe për shumë kohë pa institucione, Serbia, mund të bëjë lojra me serbët e Kosovës.
“Serbia ka toka të popujve që e rrethojnë kështu që nuk besoj se bën avantura.Serbia ka toka të pushtuera shqiptare, ajo e din se nëse fillon një luftë me shqiptar ajo do i humb tokat shqiptare qe ja u kan dhënë evropianet.Por nëse ka anarki dhe pa institucione siç po luhet sot në Kuvend ajo mundet me bë lojna me serbët e Kosoves” tha Humolli në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.