Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-presidenti Behgjet Pacolli mesazh deputetëve: Mos e çoni Kosovën në zgjedhje të reja

05/03/2026 - 09:17
në Lajme
A A
Reagon ashpër Pacolli, për bisedën Mihali-Krasniqi: Kam qenë i vetmi që iu kam votuar, por jeni thelluar në skandale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Afati për zgjedhjen e presidentit të Kosovës përfundon sot, ndërsa skena politike mbetet e ndarë rreth emrit që do të marrë mbështetjen e nevojshme në Kuvend.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar të mërkurën zyrtarisht emrin e Glauk Konjufca për president, duke e çuar procesin në një fazë vendimtare para skadimit të afatit kushtetues.

Nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se nuk do ta votojnë asnjë kandidat pa një marrëveshje të gjerë politike mes partive parlamentare.

LVV ka theksuar se është e gatshme për garë demokratike në Kuvend dhe ka kërkuar nga LDK dhe PDK që të propozojnë një emër, në mënyrë që të krijohen kushtet për thirrjen e seancës dhe zhvillimin e votimit për presidentin.

Lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, ka folur për “Front Online” ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Pacolli u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendi i Kosovës që të tregohen të përgjegjshëm në procesin e zgjedhjes së presidentit dhe të shmangin dërgimin e vendit në zgjedhje të reja.

Ai tha se shpreson që përfaqësuesit e popullit të jenë të vetëdijshëm për rëndësinë e momentit politik.

“Shpresoj që deputetët e Kuvendit të Kosovës të jenë të vetëdijshëm dhe të mos lejojnë që vendi të shkojë përsëri në zgjedhje. Do të ishte e udhës që ata të bisedojnë dhe të zgjedhin kandidatin të cilin do ta votojnë”, u shpreh Pacolli.

I pyetur se a do dëshironte të ishte kandidat për President, Pacolli bëri të qartë se nuk është më pjesë aktive e politikës, duke shtuar se është ndarë nga kjo fushë.

“Jo, unë jam ndarë nga politika dhe kështu është më mirë. Sigurisht, kontributin tim do t’ia jap Kosovës edhe në këtë mënyrë”, ka deklaruar Pacolli.

JU REKOMANDOJMË

Vjosa Osmani thyen heshtjen – sot pritet deklarimi i saj për garën presidenciale

Osmani kritikon BE-në që s’po e vlerëson punën e Kosovës : Aplikimi ynë në vitin 2022 ndodhet në sirtarët e tyre, as s’është shqyrtuar
05/03/2026 - 10:17

Këshilltarja e Presidentes Vjosa Osmani, Meliza Haradinaj ka thënë se të martën ka qenë hera e parë që Lëvizja Vetëvendosje i është ofruar Osmanit për t’i dhënë votat...

Më shumëDetails

Presidenca – qeverisë: T’i dorëzojmë amandamentet në Kushtetuese, të matemi në zgjedhje

Shefja e stafit të Osmanit thotë se Kurti ndryshoi rrugës: Do t’jua pranonim nënshkrimet nëse do të vinin bashkë me votat e VV’së
05/03/2026 - 10:08

Shefja e stafit të presidentes Vjosa Osmani, Learta Hollaj, ka thënë se janë të gatshëm që nesër t’i dërgojnë për votim në Kuvend amendamentet kushtetuese që parashohin zgjedhjen...

Më shumëDetails

Konjufcës ia kujtojnë deklaratat se s’do të jetë kandidat, përgjigjja e tij: Vetëvendosja tokë të bon…

Konjufcës ia kujtojnë deklaratat se s’do të jetë kandidat, përgjigjja e tij: Vetëvendosja tokë të bon…
05/03/2026 - 10:01

I propozuari për president i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, u përgjigj me shaka kur u pyet nga gazetarët se pse e ndërroi qëndrimin lidhur me kandidimin e tij...

Më shumëDetails

Ganimete Musliu: Albini nuk di e as nuk do të qeverisë, ai do të sundojë

Ganimete Musliu: Albini nuk di e as nuk do të qeverisë, ai do të sundojë
05/03/2026 - 09:48

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj Albin Kurtit, duke pyetur se edhe sa shanse duhet t’i jepen atij. Ajo ka thënë se...

Më shumëDetails

Kurti mban fjalim për Epopenë e UÇK’së, ministri Konjufca krah tij, sot edhe në kapacitetin e kandidatit për President

Kurti mban fjalim për Epopenë e UÇK’së, ministri Konjufca krah tij, sot edhe në kapacitetin e kandidatit për President
05/03/2026 - 09:42

Qeveria ka mbajtur një mbledhje me rastin e përkujtimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë mbledhje qeveritare mori pjesë edhe kandidati për President, Glauk Konjufca,...

Më shumëDetails

Raketa e Iranit bie në qytetin sirian, pranë kufirit me Turqinë

Raketa e Iranit bie në qytetin sirian, pranë kufirit me Turqinë
05/03/2026 - 09:21

Një raketë iraniane ka rënë në Qamishli, një qytet në verilindje të Sirisë, pranë Turqisë, sipas ministrisë turke të mbrojtjes. Kjo ndodh ndërsa konflikti në të gjithë Lindjen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vjosa Osmani themelon Listën “Shpresa”

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kandidimi i Konjufcës për president, ky është reagimi i PDK-së

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Sot pritet të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, këto janë oraret e mundshme

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë