Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar dhe nderuar figurën e Don Kelmend Spaqit gjatë një ceremonie në fshatin Velezhë, duke e cilësuar atë si simbol të rrallë të guximit dhe humanizmit.
Duke iu referuar thënies së Gjergj Fishta për bashkëjetesën ndërfetare, Osmani theksoi rolin e Don Kelmend Spaqit gjatë luftës së viteve 1998–1999. Sipas saj, ai hapi dyert e Kishës “Shna Ndout” për qindra civilë të rrezikuar, pa dallim feje apo përkatësie, duke i mbrojtur ata edhe përballë forcave serbe.
Ajo veçoi gjithashtu gjestin e tij simbolik, kur kambanat e kishës u përdorën për të thirrur besimtarët myslimanë për iftar, si dëshmi e vlerave të bashkëjetesës dhe respektit ndërmjet komuniteteve.
Për kontributin e tij në humanizëm, solidaritet dhe unitet, Osmani bëri të ditur se Don Kelmend Spaqi është dekoruar me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”, duke theksuar se kujtimi për të mbetet frymëzim për të gjithë












