Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-prokurorja speciale, Drita Hajdari, nderohet nga presidenti i Francës me Urdhrin Kombëtar të Meritës

21/02/2025 - 08:40
në Kryesore, Lajme
A A
Ish-prokurorja speciale, Drita Hajdari, nderohet nga presidenti i Francës me Urdhrin Kombëtar të Meritës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka ndarë Urdhrin Kombëtar të Meritës, Drita Hajdarit, ish-prokurores speciale dhe ish-udhëheqëses së Departamentit të Krimeve të Luftës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Urdhrin Kombëtar të Meritës Drita Hajdarit ia ka dorëzuar sonte, më 20.02.2025, ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Sipas ambasadorit Guérot, Drita Hajdari ka mbrojtur vlerat të cilat i mbështet Franca.

Guérot ka përmbledhur me disa fjalë karrierën e Hajdarit në fushën e drejtësisë, nga gjyqtare në Gjykatën Komunale të Prishtinës në periudhën 1984 – 1990, pastaj si avokate gjatë viteve 1990 – 1998.

“Ju pastaj kaluat provimet për të hyrë në gjyqësor dhe u bëtë prokurore për komunën e Prishtinës për dy vjet. Ju i përkisni gjeneratës që përjetoi Jugusllavinë dhe pjesërisht dështimet saj dhe ju jeni po ashtu një lidhje e vërtetë ndër breza në mes komuniteteve të ndryshme në Kosovë, duke folur të dy gjuhët – shqip dhe serbisht” – ka thënë Guérot.

Ambasadori francez ia ka përmendur Hajdarit edhe pozitën e koordinatores kombëtare kundër korrupsionit dhe presidentes së Asociacionit të Prokurorëve të Kosovës.

“Vlen të theksohet se gjatë këtyre tre viteve zonja Hajdari është përballur me presione dhe kërcënime, por nuk është dorëzuar asnjëherë. Vendosshmëria, integriteti dhe këmbëngulja juaj do të vazhdojnë të jenë të palëkundura gjatë gjithë karrierës suaj. Si prokurore speciale dhe drejtuese e Departamentit të Krimeve të Luftës në Prokurorinë Speciale të Kosovës nga viti 2016 deri në 2023, ju keni menaxhuar shumë raste të vështira dhe veçanërisht komplekse të korrupsionit, terrorizmit dhe krimeve të luftës, duke i çuar ato drejt një përfundimi të suksesshëm, pavarësisht të gjitha pengesave” – është shprehur Guerot gjatë fjalimit të tij.

Drita Hajdari e ka falënderuar ambasadorin Guérot për ndarjen e Urdhrit Kombëtar të Meritës dhe ka thënë se është një idealiste dhe se ideali i saj është drejtësia.

Me këtë rast, Hajdari ka kujtuar me plot emocion këshillat e prindërve të saj në profesionin e avokates e gjyqtares.

“Në ditën time të parë të punës si avokate, nëna ime më tha: gjyko në emrin e Zotit – që do të thotë, merr vendime duke u bazuar në ligj. Gjatë tërë karrierës sime, unë kam mbrojtur të drejtat e viktimave dhe në të njëjtën kohë kam qenë e kujdesshme rreth të drejtave të të akuzuarve. Disa nga të akuzuarit që i kam ndjekur ligjërisht ishin nga bota e korrupsionit, favorizimeve dhe krimit të organizuar. Unë gjithashtu jam marrë me çështje të terrorizmit. Në ato kohë të vështira, fjalët e babait tim “duhet të shikosh ujkun drejt në sytë e tij” bënin jehonë në mendjen time. Jam përfshirë në shumë raste komplekse, që përfshinin shumë sfida dhe vështirësi, por kam qenë e guximshme çdo herë. Unë kurrë nuk kam bërë kompromis, sepse për këtë është profesioni im” – ka thënë Hajdari.

Urdhri Kombëtar i Meritës u ndahet shtetasve të huaj që kanë kryer shërbime kulturore, ekonomike, shkencore për Francën ose kanë promovuar kauzat të cilat i mbron Franca si mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të drejtave të shtypit dhe për kauza humanitare.

Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari, është pensionuar në dhjetor të vitit 2023./Kallxo/

JU REKOMANDOJMË

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
Lajme

Tronditet Deçani, plagosen tre persona

13/01/2026 - 08:55
Lajme

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare të Kosovës

13/01/2026 - 08:44
“Jemi me sytë nga ju”, vjen reagimi i parë i VV-së
Kryesore

“Kurti po i zvarrit proceset për ta përgatitur vendin për zgjedhje të reja në prill“

13/01/2026 - 08:15
Uashingtoni i pakënaqur me qëndrimin e Turqisë ndaj Hamasit
Lajme

Turqia drejt plakjes, Erdogan thirrje popullit: Të lindim më shumë se tre fëmijë

13/01/2026 - 08:01
Pritet të nisë faturimi i ujit edhe në komunat veriore të Kosovës
Kryesore

Pritet të nisë faturimi i ujit edhe në komunat veriore të Kosovës

12/01/2026 - 21:47
Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë
Kryesore

Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë

12/01/2026 - 21:34

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Limi ia fërkon të pasmet Dolces në dush (VIDEO +16)

    Limi ia fërkon të pasmet Dolces në dush (VIDEO +16)

    210 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 53
  • Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, ja momenti interesant kur Alba i kap mat (Video)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Dihen emrat e tre të dyshuarve për tentim-vrasjen e afaristit Jeton Buquku

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Ymeri zbulon mesazhin e fshehtë të Kurtit për Osmanin

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Hisen Berisha, Abdixhikut: Lumir ke shkuar larg, e paske kaluar vijën rëndë!

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë