Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-zëdhënësi i NATO’s: Veriu i përket Kosovës, KFOR’i nuk duhet ta marrë kontrollin

01/10/2023 - 08:03
në Kryesore, Lajme
A A
Ish-zëdhënësi i NATO’s: Veriu i përket Kosovës, KFOR’i nuk duhet ta marrë kontrollin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëdhënësi i NATO-s gjatë kohës së luftës në Kosovë, Jamie Shea, është intervistuar këtë të shtunë nga Euronews Albania në lidhje me situatën në veri të Kosovës, ku një grup terrorist i udhëhequr nga Milan Radojiçiq sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator, me pasojë vdekjen e oficerit Afrim Bunjaku.

Shea shprehu ngushëllime për policin e vrarë dhe i pyetur për retorikën e Serbisë në lidhje me terroristët serbë të vrarë në Kosovë, ai tha se nuk ishte një qëndrim i arsyeshëm.

Sipas Sheas, këta individë nuk shkuan në veri për një kauzë të drejtë, ose për t’u quajtur heronj; përkundrazi, ata shkuan atje për të vrarë dhe për të shkaktuar telashe.

“Duhet të jemi të qartë se kjo nuk është një sjellje e arsyeshme; këta njerëz nuk janë dëshmorë, nuk po luftojnë për asnjë kauzë të justifikuar. Jo, ata ishin aty për të vrarë njerëz; ata ishin aty për të shkaktuar trazira. Ideja për t’i quajtur dëshmorë ose heronj është e gabuar. Kjo lloj retorike është gjëja e fundit që na nevojitet”, tha Shea.

Ish-zëdhënësi i NATO-s shtoi se grupi kriminal nuk ka ardhur nga hiçi, por është paguar dhe armatosur nga dikush.

Ai gjithashtu përmendi se edhe pse Milan Radojiçiq nuk është personi i ngarkuar me çështjet shtetërore të Kosovës, ai mund të ketë pasur lidhje me shërbimet e inteligjencës ose grupet paramilitare që mund të kishin ofruar mbështetje financiare dhe armë për grupin terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës pranë Manastirit të Banjskës.

Shea theksoi se kjo çështje kërkon një hetim të plotë ndërkombëtar dhe sugjeroi se do të ishte mirë që presidenti serb Aleksandar Vuçiq të bashkëpunojë në hetime dhe të ndërmarrë veprime konkrete kundër grupeve kriminale që mund të ndodhen në Serbi.

“Shpresoj se presidenti Vuçiq do të bashkëpunojë në një hetim ndërkombëtar për të kuptuar se nga kanë ardhur këta 30 ushtarë paraushtarakë dhe nëse qeveria serbe dhe shërbimet e inteligjencës apo ushtria serbe janë përfshirë në financimin e një operacioni të tillë. Beogradi mund të ndërmarrë veprime për të eliminuar këto grupe specifike dhe shpresoj se ky hetim do ta zbulojë këtë”.

“Mendoj se presidenti Vuçiq ka një mundësi të mirë për të demonstruar vullnetin e tij të mirë, për të marrë pjesë në një hetim të tillë dhe nëse ka dëshmi të grupeve paraushtarake në Serbi që trafikojnë këto armë, ai mund të marrë masa për të çmontuar këtë organizatë. Megjithatë, personalisht nuk besoj se Serbia do të anëtarësohet në BE para normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Kjo sigurisht nënkupton njohje. Nuk e shoh që të ndodhë”, tha Shea.

Kur u pyet nëse do të ishte masa e duhur që KFOR-i të merrte kontrollin e veriut të Kosovës, Shea nuk u pajtua, pasi ai besonte se do të dërgonte mesazhin e gabuar për Beogradin.

“Unë nuk jam dakord me këtë. Mendoj se forcat e KFOR-it duhet të vazhdojnë patrullimin dhe patrullimin edhe më shumë. Megjithatë, duhet të kujtojmë se veriu i Kosovës i përket Kosovës. Është territor i Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

“Është shumë e rëndësishme që policia kombëtare të veprojë në territorin kombëtar dhe të krijojë besim, veçanërisht me serbët që jetojnë atje. Ata duhet të ndërtojnë besim me komunitetin lokal dhe të bashkëpunojnë me KFOR-in”.

“Sipas mendimit tim, marrja e kontrollit të sigurisë nga KFOR-i do t’i dërgonte një mesazh Beogradit se veriu nuk është pjesë e Kosovës, por një zonë ndërkombëtare e administruar në mënyrë neutrale, dhe mendoj se kjo do të rriste presionin nga Serbia për ta tërhequr atë pjesë dhe për ta marrë atë. . Policia e Kosovës duhet të punojë së bashku me KFOR-in për të qetësuar gradualisht situatën”, përfundoi Shea.

OSE

JU REKOMANDOJMË

Eksperti i njohur amerikan: SHBA-ja duhet të rrisë presionin për vendimin e Gjykatës Speciale

Eksperti i njohur amerikan: SHBA-ja duhet të rrisë presionin për vendimin e Gjykatës Speciale
21/11/2026 - 19:19

Eksperti amerikan i politikës së jashtme dhe sigurisë, James Frinzi, ka deklaruar se SHBA-ja duhet të shfrytëzojë më shumë ndikimin e saj për të ushtruar presion lidhur me...

Më shumëDetails

Djali i Jakup Krasniqit falënderon të gjithë ata që u solidarizuan me familjen e tyre

Djali i Jakup Krasniqit falënderon të gjithë ata që u solidarizuan me familjen e tyre
21/11/2026 - 18:23

Djali i Jakup Krasniqi, Altin Krasniqi, ka shprehur falënderim për të gjithë ata që u solidarizuan me familjen e tyre në këto momente të vështira, raporton Gazeta Online...

Më shumëDetails

CFO Green në Rahovec pa farmacist – Pronari Nadir Çausholli gjobitet me 2 mijë euro

CFO Green në Rahovec pa farmacist – Pronari Nadir Çausholli gjobitet me 2 mijë euro
21/11/2026 - 18:04

Nadir Çausholli pronar i kompanisë “CFO Green”, një rrjet i gjerë i barnatoreve në Kosovë dhe Shqipëri është gjobitur me 2 mijë euro nga Inspektorati Farmaceutik i Kosovës...

Më shumëDetails

Nga projektet e BMW-së te droni për Kosovën, ministri Maqedonci zbulon historinë e të riut shqiptar

Nga projektet e BMW-së te droni për Kosovën, ministri Maqedonci zbulon historinë e të riut shqiptar
21/11/2026 - 17:19

Ministri Ejup Maqedonci, ka prezantuar historinë e Drit Sanajt, një të riu nga Kosova që po ndjek studimet master në Universitetin Teknik të Mynihut në Gjermani dhe që...

Më shumëDetails

Ky është personi që gjet pa shenja jete në fermën e peshqve në Istog

Ky është personi që gjet pa shenja jete në fermën e peshqve në Istog
21/11/2026 - 16:18

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Istog, ku një person është gjetur pa shenja jete në një fermë për kultivimin e peshqve. Viktima është...

Më shumëDetails

“Përshëndetja më e bukur që na e bëri sot, Baca Jakup” – Endrit Thaçi publikon foton e Jakup Krasniqit në ditën e fundit të vizitës

“Përshëndetja më e bukur që na e bëri sot, Baca Jakup” – Endrit Thaçi publikon foton e Jakup Krasniqit në ditën e fundit të vizitës
21/11/2026 - 15:09

Endrit Thaçi, djali i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndare në rrjete sociale foton e Jakup Krasniqit. Thaçi përmes një storie në instagram ka mbishkruar se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekspertët ndërkombëtarë tregojnë ku mund të sfidohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Ekspertët ndërkombëtarë tregojnë ku mund të sfidohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Incident në vizitën e Jakup Krasniqit: Dyshohet se pjesëtari i EULEX-it i drejtoi armën familjarit të tij (VIDEO)

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kredia shndërrohet në sherr mes bashkëshortëve – Burri rrah gruan, qytetarët filmojnë ngjarjen

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Skandal në Spitalin e Prizrenit: Gjobitet me 3 mijë euro për certifikatat shëndetësore të lejeve të armëve, mungonin dosjet e kandidatëve

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nga Kosova dyshohet se mashtruan 85 të moshuara në Norvegji, grupi bënte jetë luksoze

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë