Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-zëvendëspresidenti amerikan: Nëse Rusia merr Ukrainën, rendi i vjen Ballkanit dhe Polonisë

24/05/2025 - 19:18
në Lajme
A A
Ish-zëvendëspresidenti amerikan: Nëse Rusia merr Ukrainën, rendi i vjen Ballkanit dhe Polonisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Dan Quayle, i cili ka shërbyer në administratën e George Bushit të vjetër nga viti 1989 deri në 1993, ka deklaruar se nuk e kupton pse presidenti aktual i SHBA-ve, Donald Trump nuk ushtron asnjë presion mbi liderin rus, Vladimir Putin, për të cilin ai thotë se “nuk ka asnjë dëshirë” për të përfunduar luftën në Ukrainë.

Sot, Quayle drejton fondin global të investimeve Cerberus dhe kritikon hapur qasjen e Trumpit ndaj luftës në Ukrainë, shkruan cnbc.

“Nuk e kuptoj afeksionin e Trumpit për Putinin. Nëse je një ‘marrëveshje-bërës’, nëse merresh me marrëveshje, atëherë duhet të kesh një mjet presioni. Cilin mjet presioni po përdor Trump ndaj Putinit? Asnjë. Absolutisht asnjë”, tha ai dhe se “Putini nuk dëshiron fundin e luftës, ai dëshiron ta copëtojë Ukrainën”.

“Nuk po i afrohemi fundit,” tha Quayle, duke shtuar se Putini nuk do të ndalet derisa ta ketë “shkërmoq” plotësisht Ukrainën. Edhe pse ai mendon se presidenti rus nuk ka arritur atë që ka dëshiruar në fushën e betejës, është i bindur se ka qenë i suksesshëm në marrëdhënien me Trumpin, “Putini dhe njerëzit e tij të KGB-së e dinë shumë mirë se ku janë dobësitë e Trumpit dhe si ta trajtojnë atë”.

Quayle pohon se gatishmëria e Trumpit për të zhvilluar bisedime pa asnjë kusht shkon drejtpërdrejt kundër interesave të aleatëve amerikanë në Evropë.

Trump fundjavën e kaluar, në rrjetin e tij social Truth Social, tha se shpreson që dita e bisedimeve me liderët ukrainas dhe rusë “të jetë produktive dhe të çojë në një armëpushim,” por deri tani nuk ka pasur lëvizje konkrete.

Quayle mendon se Trumpi mund ta detyrojë Putinin të ulet në bisedime nëse do të ngrinte fondet ruse në bankat zvicerane dhe t’i drejtonte ato për Ukrainën, të furnizonte ukrainasit me armë shtesë dhe të vendoste sanksione dytësore ndaj Rusisë.

Quayle përfundoi se Trump mund të paguajë një çmim politik nëse i dorëzon Ukrainën, Putinit.

“Ai thotë se kjo është ‘Lufta e Bidenit’, por ai tani është president. Nëse lejon Ukrainën të bjerë, pasojat do të jenë serioze,” tha Quayle.

“Dhe kur flasim për rrezikun e Luftës së Tretë Botërore, më i madh është rreziku që t’i lejojmë Rusisë të marrë Ukrainën, pastaj Poloninë, pastaj Ballkanin. Atëherë bota do të flasë me të vërtetë për luftë botërore”, përfundoi ai.

JU REKOMANDOJMË

“Albin Kurti për herë të parë e ka shijuar një politikë të koordinuar me aleatët”- Ish kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi
Lajme

Gërvalla na ftoi të mos u besojmë ambasadorëve, Arifi: Katastrofë institucionale dhe politike

24/05/2025 - 22:55
Bajrami i reagon Krasniqit për Grantin e Performancës për Komunat: Mos baltosni punët e mira të qeverive të kaluara
Lajme

Bajrami sfidon Kurtin: As ti as Nagavci nuk keni meritë për programin e Energjetikës, përgjigju për skandalet në sektor

24/05/2025 - 22:48
Joe Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer, shkon në diplomim të nipit të tij
Lajme

Joe Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer, shkon në diplomim të nipit të tij

24/05/2025 - 22:38
Rrëfimi i rëndë i Liridon Osmanit për rra’hjen brutale që mori në sy të vajzës së tij: Personat ishin me maska dhe helmeta (VIDEO)
Kryesore

“Vajza po i vuan traumat, po qan e po bërtet natën” – Liridon Osmani me rrëfim të rëndë për vajzën e vogël në sy të së cilës u sul’mua (VIDEO)

24/05/2025 - 22:32
Alarmante: Hapet një mesxhide ilegale në Mitrovicë, Ekrem Avdiu ngre alarmin
Lajme

Alarmante: Hapet një mesxhide ilegale në Mitrovicë, Ekrem Avdiu ngre alarmin

24/05/2025 - 22:11
Moore: Rugova ka qenë shtetar, Kurti nuk i respekton as qytetarët e vetë – koha që të merret vendimi: zgjedhje ose qeveri
Lajme

Moore: Rugova ka qenë shtetar, Kurti nuk i respekton as qytetarët e vetë – koha që të merret vendimi: zgjedhje ose qeveri

24/05/2025 - 21:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të arrestuarit për grabitjen në Pejë (Emrat dhe mbiemrat)

    Këta janë të arrestuarit për grabitjen në Pejë (Emrat dhe mbiemrat)

    184 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Ekskluzive: Liridon Osmani përmend me emër anëtarin e familjes Gërbeshi që e kërcënoi i pari përmes telefonit (VIDEO)

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Deri në 30 gradë, ja kur do të fillojnë temperaturat verore

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Osmani: E kam ditë që familja Gërbeshi nuk janë burra, burri që është burrë del… (VIDEO)

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Në moshën 13 vjeçare i vdiq nëna, pastaj edhe babai, punonte për mbijetesë”-Ja si e përshkruante jetën e tij Festim Isufi

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë