Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-zyrtarja e kabinetit të Faton Pecit rehatohet aty ku shpërndahen grantet

27/02/2026 - 17:13
në Lajme
A A
Ish-zyrtarja e kabinetit të Faton Pecit rehatohet aty ku shpërndahen grantet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Faton Peci nuk është më në krye të Ministrisë së Bujqësisë, ai tashmë drejton Komunën e Mitrovicës, por njerëzit që kanë shërbyer në kabinetin e tij, po emërohen nëpër pozita udhëheqëse në dikasterin që aktualisht drejtohet nga Armend Muja.

Marigonë Shashivari, e cila ka qenë pjesë e ekipit të Pecit gjatë kohës kur i njëjti ishte Ministër i Bujqësisë, është emëruar në pozitën e Zyrtares së lartë për miratimin e projekteve – e cila ka të bëjë me projektet e granteve – në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), që operon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

Sipas vendimit për pranimin e Shashivarit, i cili mban datën 18 shkurt 2026, Komisioni e ka vlerësuar atë me 80.26 pikë. Të gjitha këto pikë i ka marrë në intervistën me gojë.

Vendimi për emërimin e Shashivarit.

Për këtë pozitë, gjashtë kandidatë kanë qenë të përzgjedhur për intervistë. Dy prej tyre nuk kanë marrë pjesë në intervistë. Nga katër të tjerët, vetëm dy kanë arritur që ta kalojnë pragun dhe njëri prej tyre, në këtë rast Marigonë Shashivari, është përzgjedhur.

Shashivari në Facebook ka qenë tejet aktive në postime përkrahëse për Pecin. Më 12 shtator të vitit të kaluar, kur Peci kishte shpërndarë një video lamtumirëse drejtuar fermerëve, pasi që ishte zyrtarizuar si kandidat për Kryetar të Mitrovicës, Shashivari e kishte shpërndarë dhe kishte shkruar se e ka “pasur privilegjin të jem pjesë e kabinetit” të tij.

Përkundër lidhjes së qartë politike, Luan Sylaj, Kryeshef në AZHB, nuk konsideron që ka konflikt interesi dhe shton se nuk ka pasur ndërhyrje që Shasivari të emërohet në këtë pozitë.

“Marigona Shasivari ka qenë pjesë e kabinetit në periudhë të mëhershme… Nuk e konsideroj që ka pasur ndonjë ndërhyrje”, tha Sylaj për VOX Kosova.

“A ka konflikt interesi? Nuk besoj në momentin që nuk është aktualisht pjesë e kabinetit. Ka qenë në ta kaluarën, më herët. Nuk e shoh si ndonjë konflikt interesi përderisa, po besoj kur e kanë përzgjedh për intervistë besoj që ka kualifikimin adekuat edhe ia ka mundësu prezencën në intervistë. Nuk është që shoh ndonjë problem, të paktën nuk shoh kurrfarë konflikti të interesit nëse dikush ka punu për një periudhë të më hershme”, shtoi ai.

Punësimi i njerëzve të kabinetit të tij dhe familjarëve të bashkëpartiakëve në pozita udhëheqëse në Ministri të Bujqësisë ka qenë praktikë e shpeshtë e Pecit gjatë kohës kur drejtonte këtë ministri.

Magbule Hyseni, motra e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ishte punësuar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë si Zyrtare e Lartë e Pagesave Direkte në Drejtorinë e Pagesave Direkte më 1 shkurt 2022.

Vendimi për emërimin e Hysenit.

Asistenten ekzekutive, Verona Menxhiqi, më 16 korrik 2024, e bëri Zyrtare të Lartë Ligjore në Departamentin Ligjor të Ministrisë së Bujqësisë.

Vendimi për emërimin e Menxhiqit.

Ish-këshilltari politik, Albert Behrami, më 21 shtator 2024, u emërua Drejtor i Drejtoratit Koordinues Rajonal – Mitrovicë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

Vendimi për emërimin e Behramit.

Asistentja e Pecit, Bleona Krasniqi, më 21 tetor 2024, ishte bërë Zyrtare për Informim në Ministri të Bujqësisë.


Vendimi për emërimin e Krasniqit.

Gjatë kohës kur Peci drejtonte Ministrinë e Bujqësisë, në pozitën e Zyrtares për Arkiv, ishte punësuar edhe Blerta Gashani-Berisha, motra e Blerim Gashanit, bashkëpartiakut të Pecit, i cili në atë kohë mbante pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme.

JU REKOMANDOJMË

Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së

Haziri mendon se oferta e Kurtit për zgjedhje është më shumë kurth se sa vullnet politik
27/02/2026 - 18:04

Nënkryetari i LDK-së dhe deputeti, Lutfi Haziri, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka thënë se shprehja e tij e famshme “kryeministri kalon kah zyrat e LDK-së”,...

Më shumëDetails

Haziri pyetet për emrin e Vjosa Osmanit: S’ka të bëjë me LDK-në, LVV s’ka ndërtuar proces për të

Haziri për Osmanin: Përmes LDK’së e ka realizuar rrugën politike, tash nuk po e shohim atë Vjosën e fortë
27/02/2026 - 18:00

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka thënë se çështja e emrit të Vjosa Osmanit edhe për një mandat për presidente, s’ka...

Më shumëDetails

Qeveria e Shqipërisë rrit pagat për mësuesit, policët dhe ushtarakët

Qeveria e Shqipërisë rrit pagat për mësuesit, policët dhe ushtarakët
27/02/2026 - 17:51

Në mbledhjen e mbajtur sot Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka miratuar disa vendime për rritjen e pagave me 2.5% për mësuesit e sistemit parauniversitar, për punonjësit e...

Më shumëDetails

Nis dëshminë dëshmitari i parë në gjykimin për pengim të drejtësisë kundër Thaçit e të tjerëve

Nis dëshminë dëshmitari i parë në gjykimin për pengim të drejtësisë kundër Thaçit e të tjerëve
27/02/2026 - 17:23

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur sot gjykimi kundër ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, në rastin kundër administrimit të drejtësisë, ku të pesë...

Më shumëDetails

Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produkt i pasigurt për konsum

Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produkt i pasigurt për konsum
27/02/2026 - 17:02

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në kuadër të Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka ndaluar importimin e 1,080 litrave vaj ulliri për sallatë, pas konstatimit të...

Më shumëDetails

Konsullata e Kosovës në New York shtron iftar

Konsullata e Kosovës në New York shtron iftar
27/02/2026 - 16:54

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blerim Reka, mori pjesë mbrëmjen e kaluar në iftarin tradicional të organizuar nga imami Tahir Kukaj dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i radhës: Të dyshuarit për fajde Bashkim Osmani i ndalohet importi i mbi 21 mijë kg koncentrat për pije me afat të skaduar

    Skandali i radhës: Të dyshuarit për fajde Bashkim Osmani i ndalohet importi i mbi 21 mijë kg koncentrat për pije me afat të skaduar

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • “Vjosa Osmani nuk e ka mbështetjen e Guxo për shkak të Donika Gërvallës, Faton Peci ka një mendim tjetër“

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Thuji s’i ke parë kurrë” – Prokuroria shfaq në ekran përgjimet e Thaçit me Hajredin Kuçin

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • 1.5 milion euro me dokumente të rreme nga Serbia – Dosja zbulon se si pronari i “Prishtina Taxi” dyshohet se mashtroi pronarin e spitalit “Aloka”

    238 Shpërndaje
    Shpërndaje 95 Tweet 60
  • Haziri sqaron kërkesën për “marrëveshje politike” për Presidentin: LDK propozon kandidat mbi palët, VV e miraton

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë