Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ishte në fushatë për ta përkrahur Kadri Veselin, Trump e emëron për ambasador të SHBA-së në NATO

20/11/2024 - 19:05
në Kryesore, Lajme
A A
Ishte në fushatë për ta përkrahur Kadri Veselin, Trump e emëron për ambasador të SHBA-së në NATO
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka vendosur sot që Matthew Whitaker të jetë Ambasador i SHBA-së në NATO pasi edhe merr mandatin presidencial në janar të 2025.

Për plot në Kosovë ky mund të mos jetë emër i njohur, por për disa po. Whitaker ka një lidhje me vendin tonë dhe ai është Kadri Veseli, ish kreu i Kuvendit dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Në vitin 2019, në fushatën zgjedhor për zgjedhjet nacionale, Whitaker  – që edhe në atë kohë ishte i afert me Trump, kishte qenë për disa ditë në Kosovë dhe madje kishte mbeshtetur Kadri Veselin publikisht, në tubime zgjedhore e në intervista.

Në një tubim në Gjilan, Whitaker e kishte vlerësuar lartë figurën e Kadri Veselit, duke thënë se është personi i duhur për Kosovën dhe I vetmi që ka forcën ta luftojë korrupsionin.

”Kam ardhur të flas për rëndësinë e raporteve mes Kosovës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

”Këto zgjedhje në Kosovë kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, dhe Kadri Veseli është i duhuri që e lufton korrupsionin. Ai është kandidati më i fortë kundër korrupsionit sepse ka angazhim të dëshmuar. Ai tashmë ka vepruar duke pastruar oborrin e shtëpisë së tij”.

”Më duket se zgjidhja për popullin e Kosovës është mjaft e qartë  dhe ju keni një vendim shumë të rëndësishëm për të marrë”

Matthew Whitaker kishte thënë në atë kohë se alternativa tjetër në këto zgjedhje për kosovarët është rreziku për një qeveri e udhëhequr nga njerëz që mund ta izolojnë Kosovën.

”Në këto votime zgjidhja është mes një qeverie që do të forcojë bashkëpunimin me SHBA-në për të luftuar korrupsionin dhe për të zhvilluar ekonominë tuaj në mënyrë që të krijohet mirëqenie dhe sukses për të gjithë”.

“Mundësitë tuaja alternative përbëjnë rrezik – bëhet fjalë për një qeveri e udhëhequr nga politikanë të cilët mund ta izolojnë Kosovën dhe do të dëmtojnë marrëdhëniet tuaja me ne.  Për një qeveri që nuk mund ta luftojë korrupsionin”. ”Kadri Veseli është mik i SHBA-ve, mik i Iowas dhe mik i imi”.

”Që të vijnë këtu bizneset dhe investitorët amerikanë duhet të jenë në gjendje besojnë udhëheqësve dhe qeverive të qeverive të huaja. Parakusht është luftimi i korrupsionit si një kriter i domosdoshëm”.

”Tani për tani, amerikanët kanë hezituar të investojnë në Kosovë për shkak të frikës që kanë prej korrupsionit. Kadri Veseli nuk paraqet rrezik në këtë aspekt. Ai është një reformator. Kadri Veseli është mik i Shteteve të Bashkuara dhe mik i Iowa-s”.

Whitaker madje e kishte krahasuar Veselin me Donald Trump.

“Njerëzit në krejt botën janë të lodhur nga politikanët që thonë një gjë dhe bëjnë diçka tjetër. Kjo e bënë unik Donald Trumpin, por edhe Kadri Veselin në mënyrën e tij”, kishte thënë ai në një intervistë në Klan Kosova.

JU REKOMANDOJMË

Në FSK organizohet ‘Java Ndërkombëtare e Kadetëve`
Lajme

FSK-së të premten i shtohen kadetët, diplomon gjenerata e 2025-ës

03/07/2025 - 14:41
Osmani pas takimit me Ministren e Mbrojtjes Backes: Luksemburgu, mbështetje e palëkundur për Kosovën
Lajme

Osmani pas takimit me Ministren e Mbrojtjes Backes: Luksemburgu, mbështetje e palëkundur për Kosovën

03/07/2025 - 14:22
Isa Mustafa: Për herë të parë na futën në një thes me Serbinë, gabojmë nëse këto i kuptojmë vetëm si deklarata!
Lajme

Mustafa rreth deklaratës së Kurtit për Thaçin e Veselin: Të pakuptimta, s’bëhet politikë me njerëz që luftuan

03/07/2025 - 14:15
Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, Mahmuti: Çon ujë në mullirin e Prokurorisë për të arsyetuar mbajtjen e tyre në burg
Lajme

Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, Mahmuti: Çon ujë në mullirin e Prokurorisë për të arsyetuar mbajtjen e tyre në burg

03/07/2025 - 13:59
Vala e të nxehtit ‘godet’ Evropën dhe Ballkanin – lëshohen paralajmërimet në disa shtete
Lajme

Reduktim i orarit, punë nga shtëpia: Ministria e Shëndetësisë me rekomandime shkaku i të nxehtit

03/07/2025 - 13:39
LDK i referohet rregullores, tregon kur duhet të mbahet seanca konstituive- pushtetarëve iu kërkon dorëheqje
Lajme

Qëndrimi i opozitës në kuvend pas ndërprerjes së seancës, Abdixhiku: Ata le të ikin, ne le të flasim!

03/07/2025 - 13:24

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sekuestrohet vetura luksoze Lamborghini Urus e baronit të drogës, Brilant Bahtiri, djali i baronit tjetër të drogës, Shemsi Bahtiri

    Sekuestrohet vetura luksoze Lamborghini Urus e baronit të drogës, Brilant Bahtiri, djali i baronit tjetër të drogës, Shemsi Bahtiri

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ankohet qytetari nga Prizreni: U sulmova nga një i mitur brenda marketit “Zhurjani” pa asnjë konflikt!

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Po na marrin në qafë fëmijët”, qytetarja bleu qumësht të prishur të Alpskos

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Rast tragjik në Gjermani, një fëmijë bie në lumin Rajn

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Feros i ngrihen tri aktakuza

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë