26 minuta më parë“Ishte vjehrra që u kap mat”, flet babai i nuses nga Librazhdi: Vajza ime “kokë turku”Share Button Gazeta Blic Babai i vajzës nga Librazhdi, të cilën vjehrra e kapi me të dashurin në krevat dhe e filmoi, ka zbuluar versionin e tij rreth ngjarjes që ndodhi.Një vit pas ngjarjes, babai thotë se e gjithë ngjarja ishte një inskenim nga ish-vjehrri.
Pasi sipas tij ishte vjehrra ajo që u kap duke shkuar me një person tjetër dhe për të mbyllur ngjarjen u bë vajza e tij “kokë turku”.
“Me mbulu të vetat, se nuk ka qenë vajza ime protagoniste, por protagoniste ka qenë ish-vjehrra. Kapën atë mat me ata të vetët që ka ajo dhe ai ish-vjehrri im i famshëm, për të mbuluar gruan e vetë, futi vajzën time kokë turku. Futën një njeri të pa mbrojtur dhe thirrën gjithë fisin aty sikur ishte një kriminele kjo që nuk e mundnin dot. Djalin që ishte aty nuk e njihja, por thjesht di që ka punuar aty. Aty janë kamerat 24-orë, ju thosha hapni kamerat te fasonëria, nuk i hapën. Edhe te shtëpia ka kamera”, ka dekalruar ai në emisionin Real People në Euronews Albania.
Babai shtoi se si pasojë e paragjykimeve u largua nga fshati dhe tashmë jeton me të 5-të anëtarët e familjes në kryeqytet.“Vajza sot është 22 dhe ju shkatërrua jeta në këtë mënyrë. Në fillim e mohova vajzën deri sa kaloi pak kohë dhe që u ula me bashkëshorten dhe ramë dakord se askush nuk e mbron fëmijën përveç prindit. Erdha unë në Tiranë dhe vendosëm të vinim këtu pasi nga paragjykimet nuk kishte jetesë atj”, tha ai.