Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ismail Tasholli: Çlirimtarë nuk jeni vet, pas jush qëndron një popull i tërë që do Drejtësi

17/02/2026 - 14:53
në Kryesore, Lajme
A A
Ismail Tasholli: Çlirimtarë nuk jeni vet, pas jush qëndron një popull i tërë që do Drejtësi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ideatori dhe përfaqësuesi i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli ka falënderuar qindra mijëra qytetarë që i janë bashkuar Marshit “Drejtësi, jo politikë” dhe të gjitha personalitetet dhe kategoritë e shoqërisë që e kanë mbështetur këtë kauzë për drejtësi të paanshme dhe dinjitet.

Tasholli tha se drejtësia nuk mund të jetë selektive, nuk mund të jetë e dirigjuar, por duhet të jetë e drejtë, transparente dhe e barabartë për të gjithë.

“Qytetarët duan Drejtësi, Jo Politikë. E sot, nga kjo ditë e Pavarësisë, ne dërgojmë një mesazh të qartë për ata që gjenden në Hagë – për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të gjithë të tjerët: ju nuk jeni vetë. Pas jush qëndron një popull i tanë. Pas jush qëndron historia jonë, sakrifica jonë, liria jonë. Ata nuk janë vetëm”, theksoi ai.

Tasholli tha se populli i Kosovës nuk mund të pranoj që procese që zhvillohen në emër tij të përdoren për të barazuar agresorin me viktimën, apo për të mjegulluar karakterin çlirimtar të luftës sonë.

“Nëse drejtësia devijon nga parimet e barazisë dhe paanshmërisë, dhe kur gjyqi në Hagë thirret se vepron “në emër të popullit të Kosovës”, atëherë ne kemi të drejtë morale dhe qytetare të themi qartë: jo në emrin tim, jo në emrin tonë”, deklaroi ai.

Tasholli tha se kur flitet për UÇK-në, aty nuk ka ndarje, sepse Ushtria Çlirimtare është themeli i lirisë tonë.

“Në çdo fshat e në çdo qytet ku kemi shkelë me Elizën për organizimin e marshit, një fjalë ka qenë mbi të gjitha – UÇK-ja. Ka qenë fjala e nderit, fjala që na ka bashku, fjala që i ka mbush sytë me lot e zemrat me krenari. S’ka pasë shpi, s’ka pasë shesh, s’ka pasë takim ku emri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mos me u përmend me respekt e dashni. E kemi pa me sytë tanë sa shumë e don ky popull UÇK-në – si simbol, si sakrificë, si themel lirie, si pjesë e identitetit tonë. Ajo ka qenë ndjenja që na ka lidhë kudo, krenaria që nuk shuhet dhe betimi i heshtun që nderi i saj nuk preket”, shtoi ai.

Duke uruar 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, Tasholli kujtoi sakrificat e popullit tonë për të arritur deri te liria.

“Mbi 12 mijë qytetarë të vrarë e të masakruar. Mbi 1600 persona ende të pagjetur. Mbi 1500 fëmijë nën moshën 18-vjeçare, të vrarë. Mbi 20 mijë gra të dhunuara. Mbi 1 milion qytetarë të dëbuar nga shtëpitë e tyre. Mbi 500 mijë shtëpi të djegura, bashkë me shkolla, spitale e institucione. Rreth 3 mijë dëshmorë dhe mbi 3 mijë të plagosur. Këto nuk janë vetëm statistika. Janë plagë të hapura. Janë familje që presin. Janë nana që s’e dinë ku e kanë vajzën apo djalin. Janë fëmijë që u rritën pa prindër. Janë gra që e mbajnë dhimbjen si barrë të heshtur. Janë qytete të tëra që u zbrazën me dhunë. Prandaj duhet ta themi qartë dallimin mes agresorit dhe viktimës. Mes atij që erdhi për të pushtuar, për të djegur e për të dëbuar, dhe atij që u ngrit për t’u mbrojtur. Mes një lufte pushtuese dhe një lufte çlirimtare”, tha Tasholli.

JU REKOMANDOJMË

Përmes Ferajt, LVV e godet Osmanin që mori pjesë në marshin për ish-krerët e UÇK-së: U bashkuan kundër veprës së vet

Përmes Ferajt, LVV e godet Osmanin që mori pjesë në marshin për ish-krerët e UÇK-së: U bashkuan kundër veprës së vet
17/02/2026 - 15:51

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj e ka goditur presidenten Vjosa Osmanin që mori pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë” për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Feraj...

Më shumëDetails

Ish-luftëtarja e UÇK-së: Bashkëluftëtarëve po u bëhet padrejtësi, pjesëmarrja në këtë marsh, mesazh për këdo që dyshon në rezistencën tonë

Ish-luftëtarja e UÇK-së: Bashkëluftëtarëve po u bëhet padrejtësi, pjesëmarrja në këtë marsh, mesazh për këdo që dyshon në rezistencën tonë
17/02/2026 - 15:18

Ish-luftëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shqipe Krasniqi tha se nuk kërkojnë mëshirë por “drejtësi të vërtetë, pa politikë”, për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë...

Më shumëDetails

Ideatori i flamurit të Kosovës në marshin për ish-krerët e UÇK-së: Sakrifica të mos përmbyset në faj

Ideatori i flamurit të Kosovës në marshin për ish-krerët e UÇK-së: Sakrifica të mos përmbyset në faj
17/02/2026 - 15:02

Muhamer Ibrahimi, ideator i flamurit të Kosovës, kërkoi që “sakrifica të mos përmbyset në faj”, ndërsa foli para pjesëmarrësve në marshin “Drejtësi, jo politikë” për ish-krerët e Ushtrisë...

Më shumëDetails

Presidentja Osmani i qëndron afër djalit të Hashim Thaçit në protestën e sotme

Presidentja Osmani i qëndron afër djalit të Hashim Thaçit në protestën e sotme
17/02/2026 - 14:36

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka mbërritur në protestën madhështore në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Ai është parë i veshur...

Më shumëDetails

UÇK-ja i bashkon shqiptarët, sheshet e Prishtinës mbushen me protestues

UÇK-ja i bashkon shqiptarët, sheshet e Prishtinës mbushen me protestues
17/02/2026 - 14:30

Qindra mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshet e Prishtinës për të protestuar kundër gjykimit të padrejtë që po u bëhet krerëve të UÇK-së në Tribunalin e Gjykatës Speciale...

Më shumëDetails

Ali Ahmeti i bashkohet marshit “Drejtësi, jo politikë”

Ali Ahmeti i bashkohet marshit “Drejtësi, jo politikë”
17/02/2026 - 14:25

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka mbërritur në Prishtinë dhe po merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, për të kërkuar drejtësi në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hamza i kujton Kurtit deklaratën për pagat dhe tatimet: Më pëlqeu, tash e ke mirë

    Hamza i kujton Kurtit deklaratën për pagat dhe tatimet: Më pëlqeu, tash e ke mirë

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Akuzohej se i dha borxh me fajde Afrim Muçiqit në shumën 70 mijë euro, dënohet me 1 mijë e 700 euro gjobë pas rikualifikimit të veprës penale

    225 Shpërndaje
    Shpërndaje 90 Tweet 56
  • Ky është muaji kur do të ndahet paga e 13-të për sektorin publik

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Nysret Pllana: Për një natë “shqiptarëzinjtë” i mbledhin miliona franga për një xhami të hamamit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Nuk e di çka të kanë borxh njerëzit e shtëpisë sime”, Buzhala e Rexhaj sqarohen përball njëri-tjetrit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë