Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ismaili: Ideja e vijave të kuqe s’do të thotë gjithnjë në kuptim të koalicioneve, Bedri Hamza mund ta ndërtojë një koalicion qeverisës

08/04/2025 - 13:30
në Kryesore, Lajme
A A
Ismaili: Ideja e vijave të kuqe s’do të thotë gjithnjë në kuptim të koalicioneve, Bedri Hamza mund ta ndërtojë një koalicion qeverisës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili refuzoi të flasë për vija të kuqe me LVV-në, por përsëriti se preferojnë bashkëqeverisje me partitë tjera opozitare.

Ai tha se pozicioni i PDK-së është i qartë, se besojnë se kandidati i saj për kryeministër, Bedri Hamza mund ta krijojë qeverinë nëse këtë dështon ta bëjë LVV-ja.

“Programi jonë dhe fushata jonë ka qenë përafruese dhe e hapur për të gjithë. Andaj, ideja e vijave të kuqe nuk do me thënë gjithnjë në kuptimin e koalicioneve, do të thotë në kuptimin e një diskutimi që mundet me ndodhë për diçka të caktuar, mirëpo kjo jo doemos sjell vija të kuqe për koalicion apo diçka të tillë. Nuk ka qenë ajo logjikë”, tha ai, duke komentuar një deklaratë të mëhershme të Hamzës.

“Prandaj, si opozitë, kemi thënë, sa i përket formimit të qeverisë, i takon partisë e cila ka dalë e para, të krijojë, ta ketë aftësinë, bashkëpunimin, komunikimin, ta krijojë qeverinë. Në qoftë se nuk arrin, është obligim institucional i partisë së dytë që të ketë mundësi bashkëpunimi me partitë tjera”, tha ai.

Ismaili tha se është i bindur se Hamza do të mund ta ndërtonte një koalicion qeverisës.

“Unë e kam bindjen që në qoftë se ka një paaftësi të partisë së parë për me realizu qeverinë, unë kam një bindje që z. Hamza është një person mjaft i aftë për me e ndërtu një koalicion që e ka në fokus atë që e ka premtu: zhvillimin ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe mendoj që është një person që pranohet nga një shumicë e mjaftueshme në Kuvend atëherë kur i vjen rasti. Mirëpo, si me thënë, mos të bëjmë hop ende pa mbërri në atë pozicion”.

JU REKOMANDOJMË

Reagon Isa Mustafa për çështjen e Presidentit: Nëse VV e merr edhe këtë post, kthehemi në shtet njëpartiak

“Anim i pacipë politik” – Mustafa kritikon Osmanin për datën e zgjedhjeve: Votuesit më 28 dhjetor do ta ndëshkojnë ose shpërblejnë vetveten
07/04/2026 - 15:21

Gjatë ditës së djeshme janë riaktivizuar diskutimet politike lidhur me zgjedhjen e presidentit të vendit, në një kohë kur ende mungon një konsensus ndërmjet pozitës dhe opozitës. Lidhur...

Më shumëDetails

Arian Tahiri: Kurti ka abuzuar me konstruktivitetin e PDK-së, nëse do takim le të na shkruajë vetëm zyrtarisht

Ismail Syla: Gjashtë arsye pse duhet votuar Arian Tahirin
07/04/2026 - 15:06

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, tha se PDK-ja ka qenë dhe është konstruktive sa i përket zgjedhjes së presidentit Deputeti Tahiri tha se Kurti nuk...

Më shumëDetails

Trump jep kërcënimin e madh: Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte

Trump: Nuk do të garoj për një mandat të tretë
07/04/2026 - 14:51

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi në rrjetin e tij social Truth Social dhe i dërgoi një kërcënim Iranit. “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte dhe...

Më shumëDetails

Gazetarja e Piranjave: Babai i ish-kandidatës për asamble në Fushë Kosovë ia mori jashtëligjshëm tokën mbesës së tij

Gazetarja e Piranjave: Babai i ish-kandidatës për asamble në Fushë Kosovë ia mori jashtëligjshëm tokën mbesës së tij
07/04/2026 - 14:41

Gazetarja e Piranjave, Edona Gashi, ka treguar se po merret me një hulumtim shumë problematik në Fushë Kosovë, ku e përfshirë është edhe një gjyqtare e cila po...

Më shumëDetails

S’na u përgjigj për …”, Deputetja e AAK’së zbulon ‘zënkën’ me Abdixhikun

S’na u përgjigj për …”, Deputetja e AAK’së zbulon ‘zënkën’ me Abdixhikun
07/04/2026 - 14:26

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, duke folur takimin e mundshëm mes kreut LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe Ramush Haradinajt, tha se nuk ka arsyje për t’iu përgjigjur ftesës së...

Më shumëDetails

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis hetimet

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
07/04/2026 - 14:15

Një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në rrugën “Obria” në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnlinen zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

    Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Tensione në shkollën “Zenel Hajdini”, arsimtarja përplaset me nxënësen: Për flokësh… (VIDEO)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50
  • Kjo është gruaja kosovare që u vra nga ish burri në Austri

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Gjykata pritet të lëshojë urdhërarrest për deputetin e VV`së

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë