Partia që erdhi në pushtet me sloganin e ndryshimit, nuk vonoi të tregojë se ndryshimi nuk ishte për gratë, por për interesat e një elite të ngushtë politike, ka thënë kandidatja për deputete nga PDK-ja, Besa Ismaili.
Në zgjedhjet e fundit, ajo thekson se LVV fitoi bindshëm me 51% të votave, duke u bërë simbol i shpresës dhe ndryshimit për qytetarë, veçanërisht për gratë që i besuan premtimet për barazi dhe përparim shoqëror
“Megjithatë, pas triumfit në kutitë e votimit, ky entuziazëm u kthye në zhgënjim të thellë tek qytetarët dhe diaspora, pikërisht tek gratë. Partia që erdhi në pushtet me sloganin e ndryshimit, nuk vonoi të tregojë se ndryshimi nuk ishte për gratë, por për interesat e një elite të ngushtë politike.”, ka shkruar ajo
Ismaili thotë se “kjo tradhti ndaj grave nuk është vetëm një dështim moral, por edhe një humbje për të gjithë shoqërinë”.