Ish- ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli në “Rubikon me Adriatik Kelmendin” tha se rryma elektrike është ndër më të lirat në Evropën Juglindore.
“Në rritje të çmimit ndikon një prej faktorëve është importi i energjisë elektrike, që te na sa di nuk e ka kushtu 20 përqindëshin e konsumit. Po në rritjen e çmimit ndikojnë edhe shumë faktorë të tjerë. Ndikojnë edhe faktorët e rritjes së materialeve të mirëmbajtjes, investimet e reja e kështu me radhë”.
“Te na në esencë energjia elektrike është ma e lirë, ose ndër më të lirat në Evropë por edhe në Evropën Juglindore”, tha Ismajli.
Ai tutje tha se me një menaxhim të mirë mund të kursehet edhe në shtëpi.