Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ismet Kryeziu: Hetim i plotë për manipulimin e votave, për të rikthyer besimin në zgjedhje

18/01/2026 - 22:15
në Kryesore, Lajme
A A
Ismet Kryeziu: Hetim i plotë për manipulimin e votave, për të rikthyer besimin në zgjedhje

Screenshot

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ismet Kryeziu, KDI, ka reaguar lidhur me dyshimet për manipulim të votave në procesin zgjedhor, raporton GazetaBlic.Ai ka theksuar se disa kandidatë që kanë përfituar mijëra vota të shtuara në mënyrë të paligjshme po distancohen nga këto veprime, duke deklaruar se nuk kanë pasur dijeni për to.

Kryeziu ka vlerësuar se institucionet e drejtësisë duhet të zhvillojnë hetime të plota dhe të paanshme për krimin zgjedhor, në mënyrë që të ndëshkohen përgjegjësit dhe të rikthehet besimi i qytetarëve në demokraci.

Postimi i plote:

Shumë kandidatë që kanë përfituar mijëra vota të shtuara në mënyrë të paligjshme nga komisionerë zgjedhorë, po distancohen publikisht nga këto veprime, duke deklaruar se votat në fjalë u janë shtuar pa dijeninë e tyre.

Në situata kur ka dyshime për vepra penale, përfshirë krimin zgjedhor, është e pritshme që individët të deklarohen të pafajshëm deri në përfundimin e procedurave ligjore.

Megjithatë, pa paragjykuar përgjegjësitë individuale dhe duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë, mbetet e vështirë të besohet se komisionerët kanë ndërmarrë veprime të manipulimit masiv vetëm mbi bazën e simpatisë personale apo ‘dashurisë’ për kandidatë të caktuar, pa dijeninë, nxitjen, korruptimin apo ndërlidhjen me interesa të caktuara.

Në këtë kontekst, është detyrë e institucioneve të drejtësisë që të hetojnë në mënyrë të plotë, të pavarur dhe të paanshme të gjitha rrethanat e procesit zgjedhor, përfshirë motivet, format dhe autoritetin e ndikimit. Vetëm përmes një hetimi të mirëfilltë dhe ndëshkimit penal të të gjithë atyre që rezultojnë të përfshirë, mund të garantohet sundimi i ligjit dhe të rikthehet besimi i qytetarëve në integritetin e zgjedhjeve dhe në demokraci.

Postimi i plotë:

JU REKOMANDOJMË

“Largohu se të vrasë edhe ty”, njëri nga familjarët me detaje tronditëse për tragjedinë në Majac të Podujevës

“Largohu se të vrasë edhe ty”, njëri nga familjarët me detaje tronditëse për tragjedinë në Majac të Podujevës
23/03/2026 - 15:35

Që nga ngjarja tragjike me tri viktima në fshatin Majac të Podujevës, vazhdojnë të jepen versione të ndryshime për rastin. Njëri prej anëtarëve të familjes Gashi, që ka...

Më shumëDetails

Dallavere me patentë shoferë: Arrestohen katër persona për ryshfet dhe falsifikim dokumentash

Dallavere me patentë shoferë: Arrestohen katër persona për ryshfet dhe falsifikim dokumentash
23/03/2026 - 15:22

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë katër persona të dyshuar për vepra penale të korrupsionit dhe falsifikimit, përfshirë një pronar autoshkolle, dy persona nga një...

Më shumëDetails

Ky është kosovari që kërkohej në tërë Europën për vrasje me pagesë (Foto)

Ky është kosovari që kërkohej në tërë Europën për vrasje me pagesë (Foto)
23/03/2026 - 15:00

Një operacion i koordinuar mirë i Policisë së Kosovës ka përfunduar me prangosjen e një prej personave më të kërkuar në Evropë. Liridon Fetahu, i cili figuronte në...

Më shumëDetails

Kosova nënshkruan marrëveshje 96 milionë euro me Bankën Botërore, me qëllim forcimin e sektorit financiar dhe lehtësimin e tregtisë

Kosova nënshkruan marrëveshje 96 milionë euro me Bankën Botërore, me qëllim forcimin e sektorit financiar dhe lehtësimin e tregtisë
23/03/2026 - 14:40

Ministria e Financave dhe Banka Botërore kanë nënshkruar sot dy marrëveshje në vlerë totale prej 96 milionë euro, me qëllim forcimin e sektorit financiar dhe lehtësimin e tregtisë...

Më shumëDetails

Ngritja e çmimit, Berjani i çon letër Kurtit, Muratit dhe Kusarit: Kërkon heqjen e përkohshme të TVSH-së për derivatet e naftës

Ngritja e çmimit, Berjani i çon letër Kurtit, Muratit dhe Kusarit: Kërkon heqjen e përkohshme të TVSH-së për derivatet e naftës
23/03/2026 - 14:25

Kryetari i naftëtarëve Fadil Berjani ka deklaruar se çmimet e derivateve në Kosovë aktualisht janë në lëvizje për shkak të zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare, duke theksuar se nuk...

Më shumëDetails

FAST Kosova arreston në Prishtinë një shtetas të huaj, dyshohet për një vrasje në Danimarkë

FAST Kosova arreston në Prishtinë një shtetas të huaj, dyshohet për një vrasje në Danimarkë
23/03/2026 - 13:54

Një shtetas i huaj i kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare për veprën penale të vrasjes është arrestuar sot në Prishtinë, pas një operacioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    676 Shpërndaje
    Shpërndaje 270 Tweet 169
  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    232 Shpërndaje
    Shpërndaje 93 Tweet 58
  • Skandali i “Rene Clinic”: Injektonin Botox dhe fillerë ilegalisht – klinika e Jeta Rukiqi Krasniqit operonte edhe me personel të palicencuar

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ky është i vrari në Majac të Podujevës (Emri)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • U kap nga policia dhe inspektorët duke injektuar botox dhe fillerë ilegalisht – Klinika “Revita” e Besa Berishës sfidon shtetin, vazhdon punën edhe pse ka ndalesë aktive

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë