Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Isni Kilaj lirohet me kusht nga Gjykata Speciale

10/12/2025 - 14:56
në Kryesore, Lajme
A A
Isni Kilaj lirohet me kusht nga Gjykata Speciale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Isni Kilaj është liruar me kusht nga Gjykata Speciale.

Njoftimi:

Sot më 10 dhjetor 2025, Isni Kilaj u lirua me kusht në Kosovë, me kushte të vendosura pas rishikimit të fundit të paraburgimit nga Gjykatësi i Vetëm i ngarkuar me gjykimin e ҫështjes Prokurorja e Specializuara k. Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit (“Ҫështja 12”).

Në vendimin e tij të 3 dhjetorit, 2025, Gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që prej rishikimit të paraburgimit të z. Kilaj në tetor 2025 dhe se mbajtja e tij në paraburgim nuk ishte më as e arsyeshme, as proporcionale. Megjithëse Gjykatësi konstatoi se ekzistonte njëfarë rreziku që në qoftë se lirohet, z. Kilaj mund të pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë vepra penale të tjera, ai arriti në përfundimin se në rrethanat konkrete e drejta themelore e z. Kilaj për liri peshon më shumë se këto rreziqe.

Ndër faktorë të tjerë, Gjykatësi mori parasysh se koha që z. Kilaj ka kaluar në paraburgim në këtë moment tejkalon dënimin minimal sipas ligjit me të cilin ai do të përballej në qoftë se do të shpallej fajtor për veprat penale për të cilat është akuzuar. Gjykatësi gjithashtu mori parasysh se nuk është paraqitur asnjë provë që tregon se z. Kilaj ishte orvatur të pengonte procesin gjatë periudhës së lirimit të tij të mëparshëm me kushte në vitin 2024; se ka përfunduar paraqitja e provave në ҫështjen Prokurori i Specializuar k. Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dhe se rreziku që z. Kilaj mund të ndikojë në dëshmitarët e Prokurorisë në Ҫështjen 12 është shumë i ulët duke marrë parasysh rrethanat e tyre specifike. Gjykatësi gjithashtu konstatoi se nuk ka rrezik që z. Kilaj të arratiset bazuar në periudhën e lirimit të tij të mëparshëm dhe shumën e ofruar të konsiderueshme si dorëzani financiare që do të humbiste.

Z. Kilaj mbetet i akuzuar në gjykimin aktual dhe për lirimin e tij janë caktuar disa kushte që synojnë të zvogëlojnë rrezikun e ndikimit të tij ndaj dëshmitarëve në ҫështjen gjyqësore kundër të tij ose në ҫështje të tjera gjyqësore në Dhomat e Specializuara.

Në vendim përcaktohet se në qoftë se z. Kilaj do të shkelë cilindo prej kushteve të lirimit të tij, do të lëshohet një fletarrestim për arrestimin e tij të menjëhershëm.

Version i redaktuar publik i Vendimit mund të lexohet në faqen e Dhomave të Specializuara në internet.

Në përputhje me standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë dhe Kushtetutën e Kosovës, një person i akuzuar mund të mbahet në paraburgim para shpalljes së fajësisë vetëm kur gjykatësit konstatojnë ekzistencën e rreziqeve që përligjin paraburgimin. Gjykatësit vlerësojnë ҫdo dy muaj për ҫdo të paraburgosur nëse ende ekzistojnë rreziqe të tilla, nëse për to mund të gjenden zgjidhje përmes masave alternative dhe nëse mbajtja në paraburgim është e arsyeshme dhe proporcionale.

JU REKOMANDOJMË

Një i vrarë e dy të plagosura rëndë, krejt çfarë dihet deri më tani për rastin në Majac të Podujevës

Një i vrarë e dy të plagosura rëndë, krejt çfarë dihet deri më tani për rastin në Majac të Podujevës
23/03/2026 - 02:04

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Majac të Podujevë, ku një 45-vjeçar nga Obiliqi dyshohet se është vrarë nga një 31-vjeçare nga...

Më shumëDetails

320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës
23/03/2026 - 02:00

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës, interesimi i të rinjve...

Më shumëDetails

Osmani thumbon Abdixhikun nga çajtorja e Llapit: Duhet me ia marrë xhygymat

Osmani thumbon Abdixhikun nga çajtorja e Llapit: Duhet me ia marrë xhygymat
22/03/2026 - 23:56

Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon të realizojë një “parafushatë” nëpër komuna të ndryshme. Kësaj radhe ka vizituar Podujevën. Përgjatë kësaj vizite, ajo qëndron në një çajtore në Podujevë,...

Më shumëDetails

Bashkim Ramosaj, distancohet nga “Lëvizja e Deçanit”: Nuk kane të bëjnë as me komb e as me fe, nuk kanë as din as iman

Bashkim Ramosaj, distancohet nga “Lëvizja e Deçanit”: Nuk kane të bëjnë as me komb e as me fe, nuk kanë as din as iman
22/03/2026 - 23:00

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, është distancuar nga “Lëvizja e Deçanit”. Në një video që është shpërndarë në rrjete sociale, Ramosaj në një iftar të organizuar...

Më shumëDetails

Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje
22/03/2026 - 22:06

Podujeva është tronditur pasditen e sotme për një vrasja makabre e një personi dhe plagosja e dy grave. Ilaz Brahimi është vrarë në fshatin Majac nga e dyshuara...

Më shumëDetails

Ky është i vrari në Majac të Podujevës (Emri)

Ky është i vrari në Majac të Podujevës (Emri)
22/03/2026 - 22:01

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Majac të Podujevës, ku një person ka humbur jetën në rrethana tragjike. Viktima dyshohet se është Ilaz Brahimi,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    596 Shpërndaje
    Shpërndaje 238 Tweet 149
  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Skandali i “Rene Clinic”: Injektonin Botox dhe fillerë ilegalisht – klinika e Jeta Rukiqi Krasniqit operonte edhe me personel të palicencuar

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ky është i vrari në Majac të Podujevës (Emri)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • U kap nga policia dhe inspektorët duke injektuar botox dhe fillerë ilegalisht – Klinika “Revita” e Besa Berishës sfidon shtetin, vazhdon punën edhe pse ka ndalesë aktive

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë