Forcat Mbrojtëse të Izraelit, njoftojnë në rrjetin “X” për “eliminimin” e Komandantit të Xhihadit Islamik Palestinez në sektorin e Libanit në Bejrut.
Në këtë postim thuhet se, Abu Hamza Rami kreu qindra sulme terroriste kundër trupave të IDF dhe civilëve izraelitë, duke përfshirë rekrutimin dhe trajnimin e terroristëve dhe sigurimin e armëve.
“Gjatë Operacionit Shigjetat Veriore, ai menaxhoi lëvizjen e terroristëve të PIJ përgjatë kufirit Siri-Liban dhe aktivitetet e tyre kundër trupave të IDF në Libanin jugor. Eliminimi i tij ka degraduar ndjeshëm aftësinë e PIJ për të kryer operacione terroriste kundër Izraelit”, thuhet në njoftim.












