Policia e Kosovës përkujton Afrim Bunjakun, publikohet një video për jetën dhe veprën e tij

Policia e Kosovës ka përkujtuar rreshterin, tashmë heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku, në një vjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një videoje në kanalin zyrtar të Policisë në YouTube, ky institucion ka përshkruar jetën dhe veprimtarinë e Bunjakut, deri në momentin e vrasjes në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

“Në orët e hershme të së dielës, më 24 shtator 2023, përfundoi misioni profesional e patriotik i rreshterit Afrim Bunjaku. Ai u vra në detyrë duke zbatuar ligjshmërinë e shtetit të pavarur”, thuhet ndër të tjera në videon e publikuar.

VIDEO:

/GazetaSinjali/

JU REKOMANDOJMË