Çmimet e karburanteve në Zvicrër gjatë javëve të fundit janë rritur deri në 25 për qind.
Sipas të dhënave, kjo rritje ka filluar që nga shpërthimi i konfliktit në Iran më 28 shkurt.
Benzina pa plumb 95 është rritur nga 1.67 në 1.89 franga për litër, ndërsa benzina 98 nga 1.78 në 2 franga për litër.
Edhe nafta (diesel) ka pësuar rritjen më të madhe, duke u rritur nga 1.75 në 2.24 franga për litër./Albinfo.ch.












