Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Jam strehu në tualetin tim kam prit me ndodh ma e keqja” – biznesmeni kosovar tregon si “Curri” me grupin donin t’i uzurponin zyrën në ‘Pejton’

16/01/2022 - 22:55
në Kryesore, Lajme
A A
“Jam strehu në tualetin tim kam prit me ndodh ma e keqja” – biznesmeni kosovar tregon si “Curri” me grupin donin t’i uzurponin zyrën në ‘Pejton’
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Biznesmeni kosovar, Faton Dalladaku i ka paditur për mashtrim Kadri Rexhepi e Rrahim Hashim, të cilët i janë prezantuar si përfaqësues të Kadri Veselit. Ata i premtuan se përkundër që i ishte ndaluar ndërtimi i spitalit me ndihmën e të fortëve të politikës, në këtë rast Kadri Veselit e Xhavit Halitit ky projekt do të mundësohej.

Kjo gjë nuk ndodhi asnjëherë, vetëm më pas Dalladaku kuptoi  që kishte rënë pre e mashtrimeve.

E derisa ishte në kontakt me grupin e Rrahim Hashimit, Kadri Rexhepit, në rrugëtimin e tij do ti paraqitej edhe grupi i Ismet Osmanit.

Në fund të vitit 2021 Prokurori, Armend Hamiti ka ngritur aktakuzë kundër Ismet Osmani i njohur si “Curri”, Sami Nikës, Ilir Bojkut, Mentor Maqanit dhe Adil Thaqit.

InDoks e ka siguruar një kopje të kësaj aktakuze prej mbi 50 faqesh që i ngarkon ata për fajde, mashtrim e detyrim. Viktimë? Faton Dalladaku.

Në rrëfimin e tij, Dalladakun tregon se kur u takua me ‘Currin’.

“Me Currin dikun në qershor derisa prisnim mjetet më thotë mua Rrahim Hashim e Kadri Rexhepi, duhet me bo një  evazion se u patëm grumbulluar dhe obligimet, unë e pata marrë që me i kthy mjetet këta që merrshin mjete,  jo veç prej meje por edhe për tjerat duhesha me garantu”, thotë ai.

Dalladaku ka dhënë shumë detaje se si janë zhvilluar kërkesat, presionet e telefonatat që ka marrë derisa, sipas tij,  detyrohet të hyjë në një marrëveshje, për ta kuptuar më vonë që paratë që po i ofroheshin borxh për të larë borxhe që i ishin shkaktuar nga grupi i parë, ishin në fakt paratë e ‘Currit’.

“Curri ishte në momentin kur e kam pranu me bë këtë marrëveshjen tek noteri, Samia (blerësi i objektit që ishte në pronësi të Fatonit) më ka thënë këto para janë të Currit s’janë të mijat dhe kam kërku të takohem me Curri, pasi që mora vesh që e ka një shtëpi afër meje, dhe i thashë pse bre burrin po më penalizoni me lanë unë objekte disa milionëshe  për ta”.

“Ai nuk pranojë kur shkuam tek noteri pasi e nënshkruava ata po e pimë ka një kafe bashkërisht, ama unë se kom pa Currin pas disa muajve, pas 2 muaj pasi që paguva kamatën e tyre, unë detyrohem – ishin dy rrugë të pagujë borxhin që përgjegjësi e kanë marrë këta me paret e mija, të futem edhe më thellë apo të lajmërojë rastin në polici, por duke e ruajtur reputacionin tim dhe duke e pasur parasysh që do të shkonim në një proces gjyqësorë të stërzgjatur edhe më dëmton moralisht dhe në biznes temin, unë atëherë vendos të pagujë apo…”, rrëfen gjatë intervistës ai.

Biznesmeni kosovar tregon edhe për momentin kritik ku ai ishte detyruar, nën frikë, të fshihej madje edhe në banjon e zyrës së tij në lagjen ‘Pejton’.

“…Kur një mbrëmje hynë tek ata zotëritë, ishte ‘Curri’ njëfarë Samiu dhe Ilir Bojku dhe tentuan me marrë zyrën, unë për mos me acaru situata dhe e pashë që janë shumë, me forcën… ishin në gjendje me bë gjithçka jam strehu këtu në tualetin tim që e përdori vetëm unë dhe kam prit të ndodh më e keqja ata kanë hi, kanë dalë jashtë”, shton Dalladaku.

Gjakrat thotë se i sheshoi një mik i tij. Islam Selimi. Teksa shton se pas kësaj takuan Rrahim Hashimin, të cilin e quan rrenc.

“… tani ka ardhë një shok i imi Islam Selimi, ka ardhë dhe e ia kanë dhënë çelësin Islamit kanë ardhë këtu në mbrëmje,jemi taku pastaj me Rrahim Hashim, ai është shumë problem me kontaktu në telefon edhe para Islamit ka thënë që unë deri në fund të muajit po më vjen shumë keq, po më vjen shumë keq për Fatonin që ka ndodh kjo – ky është një komunikim i joni dhe ne e kryjmë, mirëpo Rrahim Hashimi është një rrenc, mashtrues i klasifikum me gjyq”.

Dalladaku pretendon që shumë është dëmtuar edhe nga grupi i Currit. Sa është ajo vlerë sipas tij?

“Tash grupi i Currit, kjo është vlerë e madhe mandej kur është bashkëngjit edhe njëfarë Mentor Maqani më ka dëmtuar ai shumëfishë është dashtë me dhënë më së pari grupit tregtar çmim, të paguajë dyfishin unë, pastaj Mentor Maqani më ka detyruar të hyjë në aranzhman për spitalin komplet 5 hektarë që mbi 1 milion e gjysmë kam investu para të gatshme, të jap edhe 700 mijë euro dhe 450 mijë euro kamata – c’kamata që mblidhen dhe më e keqja raportin që e kam pas me Komunën e Lipjanit ata ma kanë prishë”, ka deklaruar ai për InDoks.

Dokumentari i plotë: Rrëfimi i Faton Dalladakut – Viktima e ‘Currit’, ‘Apexave’ dhe të tjerëve:

JU REKOMANDOJMË

400 euro shkaktojnë përçarje mes dy familjarëve në Lipjan, rasti përfundon në polici

400 euro shkaktojnë përçarje mes dy familjarëve në Lipjan, rasti përfundon në polici
14/11/2026 - 23:02

Një mosmarrëveshje për 400 euro ka përfunduar në Polici mes dy familjarëve në Lipjan. Sipas raportimit të Sinjalit, bëhet fjalë për M.G., 68-vjeçar, dhe L.G., 47-vjeçare, të cilët...

Më shumëDetails

Nëna e një vajze me fibrozë cistike i shkruan letër Vitisë: Fëmijët tanë kanë nevojë të marrin frymë

Nëna e një vajze me fibrozë cistike i shkruan letër Vitisë: Fëmijët tanë kanë nevojë të marrin frymë
14/11/2026 - 22:27

Një nënë e një vajze, që vuan nga fibroza cistike, i ka drejtuar një letër publike ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes së cilës kërkon sigurimin e terapisë...

Më shumëDetails

Lutfi Haziri: Fotot e Titos i hoqëm nga shtëpitë e librat, por nostalgjinë nuk mundëm t’ua heqim

Lutfi Haziri: Fotot e Titos i hoqëm nga shtëpitë e librat, por nostalgjinë nuk mundëm t’ua heqim
14/11/2026 - 22:03

Në një reagim në rrjetin social Facebook, ku ka kujtuar rrugëtimin historik të Kosovës, rolin e liderëve dhe sakrificat për liri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),...

Më shumëDetails

Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit

Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
14/11/2026 - 21:35

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin për ndikimin e Ibrahim Rugovës në zhvillimet në Kosovë gjatë dhe pas viteve ’90, ka thënë...

Më shumëDetails

Presidentja merr pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë: SHBA’të janë më tepër se një aleat strategjik për Kosovën

Presidentja merr pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë: SHBA’të janë më tepër se një aleat strategjik për Kosovën
14/11/2026 - 21:11

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë, të organizuar me rastin e 251-vjetorit të themelimit të Korpusit të Marinsave të Shteteve...

Më shumëDetails

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të heshtim përballë gabimeve, partia nuk është pronë e askujt

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të heshtim përballë gabimeve, partia nuk është pronë e askujt
14/11/2026 - 20:14

Ismet Beqiri ka komentuar zhvillimet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se, të jesh pjesë e kësaj partie, nuk nënkupton të heshtësh përballë gabimeve. Në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Policia bastis gjashtë lokacione në Mitrovicë, arreston tre persona dhe konfiskon para, armë e narkotikë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Rasti skandaloz i Blerim Igrishtës, reagon gazetari Kajtazi: O prokuror, lopë është ajo – nuk e di çka është gjykata

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Akuzat për foton e Titos: Surroi i quan trillime deklarimet e Baton Haxhiut, e akuzon për lidhjet e tij me Shërbimin Sekret

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë